LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Tërmeti’ SPAK, dosjet dhe zyrtarët e shënjestruar/ FBI do të mbikqyrë hetimet

30 Dhjetor 2017, 08:58, Aktualitet CNA

Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Dhe zbatimi i reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut, rezultatet e para të Vetingut, konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe zgjedhja e kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar nga KLP dhe Parlamenti. Vetingu në Policinë e Shtetit dhe reforma në të gjithë piramidën e administratës publike, janë një tjetër sfidë për vitin që vjen.

Në fokus të vëmendjes do të jetë edhe aksioni politik i opozitës, i cili do të nisë në janar, me qëllim për të rrëzuar qeverinë ?Rama 2? dhe kryeprokuroren e re të përkohshme Arta Markun. Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE për çeljen ose jo të negociatave do të jetë një tjetër ngjarje që do të shënjojë vitin 2018 për shqiptarët.

Dosjet që do jenë objekt i SPAK-ut

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Gjithashtu, në kompetencë të organeve të SPAK-ut do të jenë çdo vepër penale që dyshohet se është kryer apo që është kryer nga funksionarë apo ish-funksionarë shtetërorë që nga viti 1991 deri në ditët sotme. Pra, çdo aktivitet i paligjshëm i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që pas rënies së regjimit komunist, mund të hetohet dhe gjykohet.

Funksionarët në shënjestër
Objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale do të jenë veprat penale të presidentit dhe ish-presidentëve, kreut të kuvendit dhe ish-kryetarëve të Kuvendit, kryeministrit dhe ish-kryeministrave, ministrave dhe ish-ministrave, të të gjithë deputetëve dhe ish-deputetëve, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të kryeprokurorit dhe ish-kryeprokurorit, të krerëve të organeve të reja të drejtësisë dhe të drejtuesve të institucioneve qendrore apo të pavarura që nga viti 1991.

Roli i FBI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, do të mundësojnë mbikqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke marrë pjesë edhe në hetime të caktuara.

Në ligjin për SPAK, janë parashikuar edhe ekipe të përbashkëta hetimore mes Shqipërisë-SHBA-BE, për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Evropian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore.

Dosjet
Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetëror që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Sfidat
Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 duket se konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe impaktin e saj. Finalizimi i zbatimit të reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut./Shqiptarja.com

Funksionarët në shënjestër të SPAK

Presidenti i Republikës, ish-presidentët
Kryetari i Kuvendi, ish-kryetarët e Kuvendit
Kryeministri, ish-kryeministrat
Ministrat, ish-ministrat
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Prokurori i Përgjithshëm, ish-kryeprokurorët
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Kryetarit të Bashkisë, ish-kryebashkiakët
Deputetët, ish-deputetët
Zëvendësministrat, ish-zëvendësministrat
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
Drejtuesit e institucioneve qendrore, ish-drejtuesit e institucioneve qendrore
Drejtuesit e institucioneve të pavarura, ish-drejtuesit e institucioneve të pavarura

 

 

Lajmet e fundit nga