LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha i rikthehet parimit "një anëtar një votë"/ Besimin dua ta ngre në një nivel të panjohur

30 Dhjetor 2017, 19:47, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është rikthyer sërish tek parimi një anëtarë një votë, të paktën me fjalë.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Besim te vota e lirë, demokraci & një anëtar një votë në të gjitha vendimmarrjet e PD”, ndërkohë që bashkëngjit edhe një foto të tijën me mbishkrimin:

“Besimin te vota e lirë dua ta ngre në një nivel të panjohur deri më sot në Shqipëri: demokraci e brendshme dhe parimi një anëtar një votë në të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme të PD”. /CityNews

Lajmet e fundit nga