LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA-ve: Forcat speciale të Shkodrës, heronjtë e 2017

30 Dhjetor 2017, 20:00, Aktualitet CNA

Balkaninsight.com, ka publikuar një shkrim rreth heronjve të Ballkanit, mes të cilëve ka rreshtuar edhe ekipin e forcave speciale të Shkodrës.

Për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka uruar forcat speciale të Shkodrës për këtë vlerësim, si Hero.

Ata janë rreshtuar mes heronjëve të 2017 për ndihmën e dhënë gjatë përmbytjeve.

“Urime ekipit të forcave speciale nga Shkodra që u njohën mes heronjve të vërtetë të vitit 2017! https://goo.gl/JSm53H
?Por heronjtë e vërtetë kanë qenë forcat ushtarake dhe ato speciale të policisë që rrezikojnë për të evakuuar njerëzit nga zonat më të rrezikshme.?”, – shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane. /CityNews

Lajmet e fundit nga