LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paparacët ja nxjerrin sheshit/ Kylie më shtatëzënë se kurrë!

28 Dhjetor 2017, 23:20, Aktualitet CNA

Pavarësisht rapotimeve që kanë dalë lart e poshtë për shtatëzaninë e Kyliet, ajo është munduar të qëndrojë sa më larg kamerave. Por mesa duket paparacët kanë qënë më të shpejtë se ajo. Gjatë ditëlindjes së shoqes së saj të ngushtë Jordan, në shtator të këtij viti, i janë bërë disa foto ku Kylie shfaqet me ‘barkun te goja’.

Dhe këto foto qarkulluan në Instagram, Twitter dhe në çdo rrjet tjetër social brenda minutës. Fotot janë të turbullta por dallohet qartësisht se ajo është Kylie dhe madje po konsumon dhe ndonjë gjë të shpejtë, siç e dimë që femrat shtatëzënë kanë shumë neps gjatë 9 muajve.

 

Pavarësisht se është 20 vjeç ajo duket se e ka me shumë qejf pjesën e të bërit mama dhe po e shijon në mënyrë diskrete.

Ndërsa motra tjetër, Khloe  për të cilën flitej gjithashtu për një shtatëzani të mundshme, doli sheshi duke e treguar se është shtatëzanë, madje 6 muajshe. Tani e gjithë bota ka sytë nga Kylie, për ta bërë publike shtatëzaninë./CityNews

Lajmet e fundit nga