Connect with Us

Një lajm i mirë për shqiptarët ende nën okupacionin serb

Aktualitet

Një lajm i mirë për shqiptarët ende nën okupacionin serb

Publikuar

-

Shtypi i shkruar (print), kudo në botë po has në vështirësi të jashtëzakonshme për të konkurruar me atë online, me rrjetet sociale, TV etj. Mjaft gazeta po braktisin versionin print për të mbetur vetëm në atë online.

Nga Kosova Lindore (Preshevë,Medvegjë, Bujanovc) faktikisht na vjen një lajm i mirë. Media lokale e mirënjohur online “Presheva Jonë” si për të inaguruar vitin e Skënderbeut (1468-2018) në fillim të vitit të ri do të dalë edhe në versionin print. Ajo do të shpërndahet në qytetet Vranjë, Medvegjë,Preshevë dhe Bujanovc në një tirazh ditor në fillimet e saja prej 1000 kopjesh.

LEXO EDHE:  Korigjimet e kufijve në Ballkan/ Analisti amerikan: Sjell destabilitet në rajon

Presheva Jonë më së fundi pas 7 vitesh online (nga nëntori i vitit 2010) në janar 2018 do të botohet edhe në versionin print (në letër). Një sukses i tillë i medies në gjuhën shqipe ka ngjallur zilinë normale të mediave në gjuhën e pushtuesve serbë si psh medias “Juznie Vesti”. /Gjergj Thanasi /CityNews

Për më shumë në linkun: https://www.juznevesti.com/Drushtvo/Prve-novine-na-albanskom-jeziku-u-Srbiji.sr.html

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Atentati me dy viktima/ Gjendet një makinë e djegur në Thumanë

Publikuar

-

Nga

Pas atentatit në Astir ku mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, bëhet me dije se është gjetur një makinë tip Honda në Thumanë.

Sipas informacioneve paraprake, makina është gjetur në flakë, ndërsa policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur në vend ngjarje për të bërë kontrollet e himtësishme dhe për të konstatuar ndonjë provë që mund të lidhet me identifikimin e autorit ose autorëve.

LEXO EDHE:  Reciprociteti për targat/ Lubonja: Kosova bëri mirë, Kurti gjithmonë përpiqet të fitojë pikë

LEXO EDHE:  Korigjimet e kufijve në Ballkan/ Analisti amerikan: Sjell destabilitet në rajon

Vijon…



 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutohet shoku i Ervis Martinajt/ Mihasi i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Erigres Mihasi është njëri nga dy viktimat që mbeti i vrarë pas atentatit në zonën e quajtur “Dy rrathët” në Astir. Ai njihet si një personash i botës së krimit, ku përveccse është liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços, dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit.

Goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari, ka ndodhur disa vite më parë pasi Erigres Mihasi shok i Ervis Martinaj, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, në vitin 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit.

LEXO EDHE:  Reciprociteti për targat/ Lubonja: Kosova bëri mirë, Kurti gjithmonë përpiqet të fitojë pikë

LEXO EDHE:  Ekstradimi në Serbi/Flet vëllai i Ballist Morinës: Jemi të shokuar!

Në këtë ngjarje ka marë pjesë një grup i përbërë nga pesë persona, i paisur me armatim si pistoletë dhe automatik kallashnikov, të cilët kanë sulmuar me armë, shkelma dhe grushta grupin e të rinjve ku ndodhej dhe Rudolf Toma. Si pasojë e të shtënave më armë është plagosur punonjësi i bashkisë së Laçit, Rudol Toma. Prokuroria dhe policia e Laçit kanë ngritur dyshime forta se në këtë ngjarje kriminale janë përfshirë për motive të paqartë dy persona, të cilët kohët e fundit kanë qënë të implikuar në ngjarje krimianale./CNA.al



Foto- Me të shkuar kriminale/ Kush është Erigers Mihasi, që mbeti i vrarë në Astir

LEXO TE PLOTE

Kronika

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi/ Zbardhet e shkuara kriminale e viktimës së dytë në Astir

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur e shkuara kriminale e viktimës së dytë të atentatit që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Armando Dumani, 26-vjeç, ka qënë i dënuar me burg, për një sërë vjedhjesh gjatë viteve 2010-2013.

“Nga një operacion i koduar  “SFIDA” janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest ne burg” për shtetasit Armando Dumani, 30-vjeç , Sokol Dhima, 23-vjeç, Arlind Hitaj 27-vjeç, si dhe Arbër Katiaj, 28-vjeç,  të katërt banues në Vlorë.



Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur falë një hetimi intensiv nga strukturat e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë duke aplikuar metodat speciale të hetimit ku ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme gjatë periudhës së viteve 2010, 2011 dhe 2012 kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në 7 raste, banka dhe lokale lojërash fati.  Vjedhjet janë realizuar duke nisur nga dhjetori i vitit 2010. Në të 7 rastet e mësipërme personat e arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri. 

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e autorëve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoleta TT mod 54 si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të këtij kalibri, 8 automjete të përdorura nga autorët për realizimin e krimeve, veshje sportive, maska dhe doreza të përdorura nga autorët, 14 telefona celularë. Nga krahasimi i ekspertimeve balistike ka rezultuar se armët  e gjetura janë ato të përdorura nga autorët për kryerjen e krimeve të mësipërme. Vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Vlorë pasi dyshohet se  këto persona janë autorë edhe të disa veprave të tjera penale të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE