LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Gledjon Rehovica nuk është ndaluar por është shoqëruar

29 Dhjetor 2017, 21:35, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të deputetit të LSI-së Gledjon Rehovica.

Sipas Kryemadhit, Rehovica nuk ka pasur asnjë problem në shtetin italian.

“Gledjon Rehovica nuk është ndaluar asnjëherë në Itali, ai është shoqëruar një herë vetëm. Ka qenë student dhe ka dhënë shenjat e gishtave.”, -tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se “E kanë akuzuar për trafik droge në Zvicër, por nuk ka qenë asnjëherë në jetën e tij atje.”

Më tej kryetarja e LSI u shpreh se nëse nuk ka prova dhe dokumente për kërkesën e Prokurorisë, LSI do të mbrojë Rehovicën.

“Nëse Prokuroria nuk ka depozituar asnjë lloj shkrese dhe asnjë dokument, do ta mbrojmë atë dhe çdo njeri që kërkohet të përdhoset dhe përbaltet.”, – tha Kryemadhi. /CityNews

Lajmet e fundit nga