Connect with Us

Furtunë në prokurori/ Arta Marku shkarkon të emëruarit e Llallës

Aktualitet

Furtunë në prokurori/ Arta Marku shkarkon të emëruarit e Llallës

Publikuar

-

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka nisur furtunën e shkarkimit të njerëzve të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Fillimisht ajo ka nënshkruar ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit, ku shefe e re e kabinetit të Kryeprokurores është Alketa Zylfa.

Më pas ajo ka nënshkruar shkarkimin e Prokurores Rovena Gashi, e cila mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Kështu që nga e premtja, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve.

Prokurorja Rovena Gashi njihej si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pak ditë më parë Rovena Gashi dërgoi në KQZ kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehociva i LSI-së.

LEXO EDHE:  Faktet që kapin “mat” Lulzim Bashën

Dritan Rreshka është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Në krye të kësaj Prokurorie deri më tani ka qëndruar prokurori Petrit Fusha, i cili qe komanduar nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla. Mësohet se prokurori Fusha do vijojë detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Shijak në takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se pas 25 prillit, skuthat i pret burgu dhe drejtësia.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi qesharak/ “Iliri i floririt” dhe bëmat e tij

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe dhe kreu i PD, Lulzim Basha me mbishkrimin, “Këta nuk kanë asnjë shans”.

Reagimi i Metës , i cili prej kohësh ka dalë nga shinat e nuk di çfarë thotë ka qenë qesharak.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj zoti  “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”, shkruan Meta.

Një ushtar si Meta, që njihet si zyrtar i zarfit dhe floririt, apo si zyrtar i korrupsionit, thotë se do të marrë për dore komandantin, që është Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Kompleksi “Jon”, Prokuroria kërkon 20 vite burg për 6 punonjës të ZRRPP në Vlorë

LEXO EDHE:  Seanca ndaj biznesmenëve/ Prokuroria jep masën për të arrestuarit

Komandanti  nuk komandohet nga ushtarët  dhe aq më tepër nga një si Ilir Meta, i cili ka hesape për të larë me drejtësinë dhe po bën të pamundurën për të krijuar kaos dhe konflikte vetëm e vetëm që të shpëtojë nga prangat.

Duke parë se partia e tij, SHPK, po shkonte drejt humbjes së bashku me koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha, Meta po synon përgatitjen e terrenit që ti zërë vendin Bashës.

Ndërsa ky i fundit mbetet pa destinacion, nuk dihet ku do të përfundojë e ku do të shkojë, por ndërkohë, Ilir Meta i cili e ka nuhatur humbjen po kërkon drejtimin e Opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ben Blushi kërkon “kokën” e prokurorit/ Flet Ervin Karanxha

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i Libras, Ben Blushi nuk heq dorë nga sulmi ndaj prokurorit të Tiranës Ervin Karanxha.

Blushi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, vijon të përdorë Top Channel për të sulmuar njerëz të drejtësisë.

Sërish në lajmet kryesore, të ditëve të fundit, objektiv ka qenë prokurori Karanxha, ku sugjeronte në një farë mënyre shkarkimin e tij.

                           Kronika e Top Channel

Prokurori Karanxha ka reaguar në lidhje me sulmet e njëpasnjëshme që Blushi ka ndërmarrë të tij.

Nqë një prononcim për CNA.al ai ka thënë se ka vënë në dijeni institucionet si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektoriatin e Lartë  të Prokurorisë, pasi po sulmohet për shkak të detyrës së prokuror.

Në këtë televizion është i punësuar si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, politikani dhe ish deputeti Ben Blushi, i cili pas largimit nga Partia Socialiste krijoi partinë “Libra” dhe pasi nuk mori asnjë vend si deputet në Kuvendin e Shqipërisë u emërua Drejtor i  Përgjithshëm i Top Channel. Këtë televizion ai e përdor për qëllime të tij personale për të sulmuar anëtarët e sistemit të Drejtësisë të cilët përballen çdo ditë me krimin, me çështje sensitive për opinionin publik.

                   Ben Blushi, si kryetar i LIBRA-s

Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë Top Channel’, nëpërmjet programeve televizive të këtij televizionit synon përhapjen e lajmeve të rreme ndaj meje si prokuror dhe ndaj familjarëve të mi me qëllim për të ulur dinjitetin tim dhe të familjes për arsye politike dhe personale të tij’, është shprehur Karanaxha për CNA.al.

Të njëjtën deklaratë ia ka përcjellë edhe KLP-së dhe ILD-së.

Karanxha është ndalur tek çështja që ka hetuar dhe për të cilën Ben Blushi nëpërmjet Top Channel e sulmon në vijimësi.

LEXO EDHE:  Rama në krah të Saimir Tahirit/ “Nuk vihen njerëzit në kryq pa asnjë provë”

LEXO EDHE:  Rama në krah të Saimir Tahirit/ "Nuk vihen njerëzit në kryq pa asnjë provë"

Bëhet fjalë për hetimin e  kreun e PD, Lulzim Basha dhe të tjerë me akuzën “pastrimit të parave” dhe “falsifikimit”, sa i përket mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve paguar në emër të Partisë Demokratike për kompani lobimi pjesë e Muzin Capitol Partners drejtuar nga Nicolas Muzin.

Unë kam qenë pjesë e grupit të Prokurorëve në hetimin e procedimit penal Nr.645, të vitit 2018, hetim i cili ka përfunduar dhe për të është shprehur me vendimin Nr.5481/237 Akti date 13.01.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Çuditërisht pas kalimit të  2 vjetëve nga ky vendim, në kohë fushate zgjedhore, ushtrohet sulm dhe presion i pastër politik ndaj personit tim në kundërshtim me ligjin, nga televizioni “Top Channel” me Drejtor të Përgjithshëm Ben Blushi, me qëllim cënimin e pavarësisë dhe paanësisë së Prokurorëve në dhënien e drejtësisë.

     Lobimet e kreut të PD,  Lulzim Basha

Unë si prokuror gjatë ushtrimit të funksionit kam zbatuar me korrektësi ligjin penal material dhe procedural, pa u ndikuar nga asnjë subjekt politik ose nga sulmet botës së krimit të organizuar.

Qëndrimi im personal në procedimin penal Nr.645 të vitit 2018 ka qenë konform ligjit. Gjykata në zbatim të dispozitave procedurale penale ka verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga grupi i prokurorëve dhe me vendim përfundimtar të formës së prerë, është shprehur për përfundimin e këtij hetimi, duke pushuar akuzat në ngarkim të liderit të opozitës Lulzim Basha”, është shprehur më tej Karanxha.

Ndërkohë pritet dhe një reagim nga KLP dhe ILD, në lidhje me këto sulme të ndërmarra nga Ben Blushi nëpërmjet Top Channel, ndaj prokurorit Karanxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE