LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunon dhe i thyen këmbën mjekut/ Policia në ndjekje të shqiptarit

29 Dhjetor 2017, 16:14, Aktualitet CNA

Policia greke është vënë në ndjekje të një shqiptari, pasi dyshohet se ka dhunuar një mjek në një spital në Naousa.

Sipas raportimit të medieve vendase shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka shkuar me gruan dhe 2 fëmijët në spital për të vizituar këta të fundit, por pasi kanë mbaruar punë është rikthyer sërish dhe ka dhunuar mjekun e pediatrisë me grushte e shkelma duke i thyer edhe njërën këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes që e kanë shtyrë shqiptarin të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa vetë mjeku ka hezituar të japë detaje, por është befasuar me atë që i ka ndodhur.

Pas këtij rasti spitali ka bërë thirrje që të rriten parametrat e sigurisë. /CityNews

Lajmet e fundit nga