Connect with Us

Vota në OKB/ Bashkurti: Po bëjmë hapa pas në politikën e jashtme

Aktualitet

Vota në OKB/ Bashkurti: Po bëjmë hapa pas në politikën e jashtme

Publikuar

-

Historiani i njohur Lisen Bashkurti, i ftuar në emisionin “Diplomaticus” ka analizuar zhvillimet në politikën e jashtme shqiptare gjatë vitit që po lëmë pas, duke u ndalur tek vota e Shqipërisë në OKB pro rezolutës dhe kundër vendimit të partnerit tonë strategjik SHBA.

Sipas profesorit Bashkurti, Shqipëria në vendimin e marrë nuk ka respektuar institucionet e Shqipërisë, me të cilat duhej diskutuar për të dalë në një përfundim pasi ky ishte një vendim i rëndësishëm që ka rol të veçantë për të ardhmen e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Ai tha se vendi ynë po bën hapa prapa në filozofinë tonë të politikës së jashtme, dhe se shqiptarët nuk duhet asesi të dalim kundër partnerit strategjik që është SHBA.

LEXO EDHE:  "Shtetet e Bashkuara janë me ju"/ Yuri Kim: Të presim me durim rezultatet

Për këtë Bashkurti tha se “Duhet të jemi të vendosur të jemi bashkë në paqe dhe në luftë, edhe nëse do të duhet të kemi pasoja.” /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

FOTOT- Radha tre kilometra në Muriqan

Publikuar

-

Nga

E shtuna ka sjellë rradhë te gjata prane pikës kufitare të Muriqanit! Te pakten 3 kilometër ka shkuar rradha e pritjes! Aktualisht po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje! Por as kjo nuk e ka shmangur radhën e gjatë! Te lodhur ne pritje qytetarët thonë se nuk mbahet radhë, pasi janë vetë punonjësit e doganës të cilët kalojnë pa radhë me mjete të ndryshme.

Ata shprehen se janë të lodhur nga situata që është çdo vit e njëjta dhe se nuk është kjo pamja që duhet tu ofrojnë turistëve.

Përmes pikës kufitate të Muriqanit ne 48 orët e fundit kanë hyrë 2020 shtetas shqiptarë dhe 21 mijë shtetas të huaj! Po përmes kësaj pike kufitare në 48 orë kanë dalë 2200 shtetas shqiptarë dhe 14 mijë shtetas të huaj!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndihmonin emigrantët për kalim të paligjshëm të kufirit/ Në pranga 5 persona

Publikuar

-

Nga

“Përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara”/ Katër të arrestuar në Kadastrën e Durrësit

Policia e Shtetit ka finalizuar opreacionin e koduar Kalimtarët ku në pranga janë vënë 5 persona.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.R., 28 vjeç,  E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll,  J.D., 28 vjeç,  M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në fshatin Mengël, janë kapur duke transportuar 10 shtetas të huaj.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalimtarët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Policisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe të Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë zhvilluar me sukses operacionin policor “Kalimtarët”.

LEXO EDHE:  Moska bllokon median investigative ruse “Proekt”/ Mbyllet filiali në SHBA

LEXO EDHE:  “Po vërtiten si retë në pantallona”/ Ngjela tregon pse Rama po kërkon të realizojë heqjen e vizave me Serbinë

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.R., 28 vjeç,  E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll,  J.D., 28 vjeç,  M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në fshatin Mengël, janë kapur duke transportuar 10 shtetas të huaj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet mes socialistëve për korrupsion/ Petro Koçi “dush të ftohtë” Artan Lames

Publikuar

-

Nga

Deputeti Petro Koçi nuk ndalet nga denoncimet për Fierin. Edhe pas dëshmisë në SPAK, ai sërish është ndalur të Kadastra e Fierit, ndonëse me një ton më të zbutur.

“Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë, sipas ligjit në çdo institucion.

Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier.

Pra, politika nuk ka pse i rri larg institucioneve.

Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerezit, kapadaillëku dhe niveli i ulët i shërbimit.

Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në radhë të parë për ndërhyrje dhe masa administrative.

Por, ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK”, ka shkruar Koçi në rrjete sociale.

Këtë reagim deputeti socialist e ka bërë pas deklaratave të Drejtoritë të  Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, një ditë më parë nga Patosi.

Pasi Lame kërkoi që politika mos përfshihej me punët e Kadastrës, duke  thënë që me drejtimin e “anijes le të merret kapiteni”.

LEXO EDHE:  Trump përmbys politiken e Obamës/ Ndalon transgjinorët në ushtri

LEXO EDHE:  Trump përmbys politiken e Obamës/ Ndalon transgjinorët në ushtri

“Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg këtij procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin (Kadastra) le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe po ngatërruam rolet anija ose nuk do ecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm i kadastrës kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, regjistrime të dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara në vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Bujrum kush të dojë le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë në këtë proces”, tha Artan Lame një ditë më parë, i pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e deputetit Petro Koçit./CNA.al

LEXO TE PLOTE