LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Rama merr nën kontroll drejtësinë/ Përse hesht EURALIUS?

28 Dhjetor 2017, 09:44, Aktualitet CNA

Nënkryetari i LSI, Luan Rama akuzon kryeministrin Rama se ka marrë nën kontroll dhe monitorim sistemin e drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se Më 22 nëntor 2017, Këshilli i ka miratuar një vendim, dhe konkretisht VKM Nr.673 ?Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit?.

Gjithashtu ai thekson se ?në pikën 1 të këtij vendimi thuhet qartë se:
?Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, më poshtë AKSHI, është institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit?.

Sipas Luan Ramës, kjo është në kundërshtim me ligjin pasi Sistemet Elektronike në Sistemin Gjyqësor dhe kryesisht ai i Menaxhimit të Cështjeve në Gjykata, ICMIS apo sistemi i regjistrimit audio-vidio, kanë qenë deri tani në administrim të Ministrisë së Drejtësisë, apo Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Postimi i plotë:  

Skandali i rradhës: Kryeministri merr nën kontroll dhe monitorim sistemin e drejtësisë !

Përse hesht EURALIUS ?
Fakti:

Më 22 nëntor 2017, pra pak më shumë se një muaj më parë, Këshilli i Ministrave (kupto: Kryeministri sepse aty askush nuk flet e komenton, pa le më të kundërshtojë ndonjëri!), ka miratuar një vendim, dhe konkretisht VKM Nr.673 ?Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit?.

Në pikën 1 të këtij vendimi thuhet qartë se:
?Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, më poshtë AKSHI, është institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit?.
Ndërkaq, në kapitullin III të këtij vendimi ku bëhet fjalë për funksionimin dhe organizimin e kësaj agjencie (AKSHI), në pikën 9 thuhet:
?AKSHI është administrator i çdo sistemi TIK që ka si përdorues institucionet apo organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, sipas listës nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi?.
Por në listën Nr.2, që i bashkëlidhet vendimit, nuk gjenden vetëm ato sisteme IT që i përkasin ligjërisht administratës, por gjenden dhe kalojnë nën përgjegjësine e AKSHI-t, pra të Kryeministrit, edhe sistemet elektronike që aktualisht ndodhen de fakto në Ministrinë e Drejtësisë dhe që me ligj duhet t?i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërkohë që me VKM i kalojnë Kryeministrit.
Për të qenë të qartë për publikun, Kryeministri tashmë do të jetë administrator me të drejta të plota edhe në këto dy sisteme IT :
1.Sistemi i menaxhimit të çështjeve të gjyqësorit (ICMIS).
2. Sistemi i menaxhimit të çështjeve të gjyqësorit (ICMIS) në Gjykatat Administrative.

Kundërshtia me ligjin:

Sistemet Elektronike në Sistemin Gjyqësor dhe kryesisht ai i Menaxhimit të Cështjeve në Gjykata, ICMIS apo sistemi i regjistrimit audio-vidio, kanë qenë deri tani në administrim të Ministrisë së Drejtësisë, apo Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.
Me reformën në sistemin e drejtësisë dhe ligjet e miratuara, të gjitha sistemet duhet të kalojnë respektivisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për ato që janë në funksion të gjyqësorit, dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ato sisteme në funksion të Prokurorisë.
Mbi këtë qasje, u miratuan ligjet e reja dhe u ndryshuan shumë ligje, për të shmangur cdo lloj kontrolli dhe mbikqyrjeje nga qeveria të këtyre organeve dhe punës së tyre.
Në ligjin nr.115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, në nenin 92, ku flitet për sistemin elektronik të teknologjisë së informacionit, thuhet se :

?1. Këshilli i Ministrave miraton rregulla për politikat e përgjithshme shtetërore për sistemin e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë, që ndër të tjera parashikojnë:

ç) për organizimin dhe funksionimin e qendrës së teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucioneve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetencat saj.

ç) përcaktimin e rregullave për funksionimin, dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi;

ë) sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;

Ndërsa në pikën 5 të nenit 277, të po këtij ligji, thuhet shprehimisht:

?Jo më vonë se 1 muaj nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, sistemet aktuale të teknologjisë së informacionit, përfshirë edhe kontratat në fuqi për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e këtyre sistemeve, si dhe çdo dokument tjetër teknik ose juridik kalojnë në dorëzim dhe përgjegjësi të Këshillit nga drejtoria përgjegjëse e Ministrisë së Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor bëhet palë në kontratat ekzistuese ex lege?.

Përfundimi:

Siç mund të konstatohet lehtë prej kujtdo që di të lexojë e të kuptojë atë që lexon, ligji nuk le asnjë ekuivok, por qartë e në mënyrë të kuptueshme, përcakton autoritetin mbi sistemin elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve. Në kundërshtim me Ligjet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë, të cilat vendosën që sistemi i drejtësis?, përkatësisht edhe gjyqësori do të duhet të jetë jashtë ndikimit të qeverisë, Kryeministri me vendim të qeverisë së tij, vendos që këto sisteme kalojnë nën varësinë, nën kontrollin dhe monitorimin e tij.
Ky vendim i Qeverisë është një akt flagrant, dhe në kundërshtim me ligjet e miratuara nga Kuvendi për reformën në sistemin e drejtësisë;
Është skandali i rradhës i një qeverie skandalesh, që po bën të gjitha përpjekjet për kapjen, intimidimin, nënshtrimin dhe shpërdorimin e drejtësisë, në kundërshtim me parimet dhe frymën e reformës në drejtësi!

Ndërkaq, është e habitshme heshtja e misionit EURALIUS-it për këtë çështje!…

Sepse gjatë gjithë diskutimit e miratimit të reformës në drejtësi, qëndrimi i tyre ka qënë parimor dhe në kundërshti të plotë me atë, që është vendosur nga qeveria me VKM-në e 22 nëntorit 2017!

Por, a do të vazhdojnë të heshtim edhe më tej ?…

Shënim: VKM-në nr. 673 datë 22 nëntor 2017 për të cilin bëhet fjalë në këtë shkrim, e gjeni të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 209.
Ky shkrim është botuar në gazetën ?Panorama? të datës 28 dhjetor 2017./ CityNews

Lajmet e fundit nga