LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërruesi nuk mund të bëhet bashkues/ Pse Luli ka dalë në takime?

28 Dhjetor 2017, 16:50, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, më në fund është zgjuar nga gjumi letargjik dhe po shpall lëvizjen opozitare drejt protestave popullore, kundër qeverisë.

Deri këtu jemi tek ajo që të gjithë shqiptarët duan, që të kenë një opozitë të vërtetë në aksion, dhe të fortë, jo një opozitë në funksion të Edi Ramës, dhe pjesë të aferave të qeverisë, ashtu siç e kemi pasur pas marrëveshjes së famshme të 18 majit.

Në fakt më shumë se një aksion kundër qeverisë, Luli është në një lëvizje për të shpëtuar veten e tij pas analizës, nëse mund të quhet e tillë, ajo që ka ndodhur javët e fundit në PD. Të deleguarit i kanë raportuar Bashës, se situata në bazë është katastrofë. Në shumicën e analizave në grupseksione apo seksione, ai është i braktisur nga gati 70% e demokratëve. PD është e përçarë, ka një frymë të fortë kundër kryetarit, dhe vetë Basha akuzohet si përgjegjësi kryesor për situatën që po kalon kjo forcë politike.

Sot Basha ka artikuluar një qëndrim për bashkimin e shqiptarëve kundër qeverisë. Ai ka thënë, “Detyra jonë është që të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve që nga viti i themelimit tonë, të bëhemi zëdhënësit dhe përçuesit e kësaj shumice absolute të shqiptarëve dhe t?u themi se rrugëdalja nuk është as rënia në depresion, as vetëflijimi, as tragetet, as emigrimi, as avioni por bashkimi në sheshet e protestës.”

Pyetja është e thjeshtë, a mund t’i bashkojë Lulzim Basha shqiptarët, pasi ka përçarë dhe ka bërë sallatë Partinë Demokratike dhe opozitën?

Të gjithë do të duan një opozitë të fortë të besueshme, përballë tepsisë së Edi Ramës, ku shpesh kullufit ndonjë copë edhe Lulzimi. Në fakt nuk e kemi një opozitë të tillë, Basha ka përçarë PD dhe strukturat e saj. Ka humbur turpshëm zgjedhjet me paaftësinë e tij epike. Ka nxjerrë jashtë dhe ka luftuar palcën e PD, tradhtoi militantet dhe shiti mandatet e përfaqësuesve të demokratëve. Përtej kësaj ka përçarë opozitën, ka dëmtuar partitë e djathta tradicionale, ka goditur shtyllën kurrizore të kësaj partie, duke lëvizur sa majtas djathtas për interesat e tij klienteliste dhe korruptive.

Basha ka thirrur në koalicion, partinë më të korruptuar të sistemit, LSI-në, e cila ka 8 vite në pushtet me bëmat dhe gjëmat e saj. LSI-ja është aleanca që ofron Basha tek shqiptarët, bashkë me përçarjen dhe goditjen që i bëri PD-së dhe bazës së saj. Edhe me vjedhjen e votave për tu rizgjedhur kryetar.

Sot Luli hedh alternativën bashkimi i shqiptarëve, ku si produkt të tij ka shkatërrimin e PD-së dhe dashurinë e tij me LSI. Shqiptarët presin një opozitë të vërtetë dhe jo një lëvizje fasadë, gjoja kundër Ramës, që në fakt i shërben Lulit për të mbajtur postin e kryetarit, pasi është i bindur tashmë se baza e demokratëve e kanë braktisur. Një lëvizje që Lulit i duhet për interesat personale të tij. Të shkojë në protesta, të ushtrojë presion ndaj qeverisë, dhe pasi Rama të hedhë kockën e radhës, Luli të mbushë xhepat e tij dhe familjarëve të tij dhe të tradhtojë demokratët dhe shqiptarët që duan opozitë, as xhepin e Lulit, dhe as interesat e tij korruptive të lidhura me Edi Ramën. /CityNews

Lajmet e fundit nga