LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri i rikthehet pagave të mësuesve/ Ja çfarë u premton për 2018

28 Dhjetor 2017, 18:20, Aktualitet CNA

Më rastin e festave të fundvitit, ?Pallati i Kongreseve? ka hapur dyert për qindra mësues nga i gjithë vendi, ndërsa i ftuar mes tyre ka qenë dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Në fjalën e tij Rama është shprehur se qeveria do të punojë për të lartësuar figurën e mësuesit dhe për ta bërë të paprekshëm nga burokracitë.

Më tej ai është shprehur se plani i qeverisë është rritja e pagave vit, pas viti.

?Do ta bëjmë figurën e mësuesuit të papreksheëm nga burokracitë. Kjo figurë ka ndryshuar shumë, por ka nevojë të ndryshojë akoma dhe më shumë. Në plan është rritja e mëtejshme e pagave të mësuesit. Është rritur, po është shumë më pak se ç?duhet të jetë. Do të jemi shumë kërkues në sistemet e testimit dhe rekrutimit. Nuk ju premtoj se në këto katër vite paga juaj do jetë afër times, por ju premtoj se rroga ime nuk do të ngrihet dhe e juaja do rritet çdo vit?, është shprehu Edi Rama. /CityNews

Lajmet e fundit nga