LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Facebook-u tradhëton të arratisurin/ Bashkë me të në pranga dhe dy shqiptarë

28 Dhjetor 2017, 19:32, Aktualitet CNA

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari të arratisur nga masa e sigurisë ?arrest shtëpiak?.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë nga vëzhgimi i rrjeteve sociale, pasi i arratisuri, nga shtëpia e motrës ku kryente dënimin, hidhte foto vazhdimisht nga vende të ndryshme.

Nga të dhënat mësohet se është arrestuar 46 vjeçari shqiptar Mirgen Dedgjonaj, ku përveç tij përfunduan në pranga edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht Elis Hoxha dhe Ndue Zefi, 21 dhe 22 vjeç, nën akuzën e vjedhjeve të vogla dhe krimet që lidhet me emigracionit.

Hetimet kanë zbuluar se ata qëndrojnë pas një grabitje të kryer më 10 tetor 2017 në një apartament në Forlì. Nga hetimet është zbuluar se në grabitje është përfshirë edhe 46 vjeçari, i cili ligjërisht duhet të ishte nën arrest shtëpiak.

Por, më 24 nëntor, gjykata e Milanos ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij duke i dhënë një dënim të formës së prerë prej 6 vite e 9 muaj burg për disa krime të kryera në këtë provincë në vitin 2014.

Nga vjedhjet e fundit të grupit, janë zbuluar 15 orë të shtrenjta, bizhuteri, veshje, dhe sende të tjera me vlerë disa mijëra euro.

Aktualisht të arrestuarit ndodhen në burgun e Parmas. /CityNews

Lajmet e fundit nga