LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analiza në PD/ Patozi: Basha po bën gjasme

28 Dhjetor 2017, 13:48, Aktualitet CNA

Në një intervistë për Vizion Plus, ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me analizën brenda kësaj partie.

Patozi është shprehur se ?Për fat të keq është një analize me gjasme. E para se kjo analizë vjen pas zgjedhjeve ndërkohë që duhej të ishte e kundërta. Pra në fillim bëhet analiza e pastaj bëhen zgjedhjet.?

Gjithashtu Patozi tha se kjo analizë është një mënyrë për të kaluar radhën, pra për të bërë sikur, sepse vetë analiza është një proçes formal, i cili nuk po respektohet.

Po ashtu Patozi tha se forumet e PD-së po e injorojnë këtë lloj analize, e cila është thjeshtë për të kapërcyer momentin.

?Në fakt kishim nevojë për një reflektim të thellë, i cili së pari duhet të riparonte frakturën e madhe në Partinë Demokratike mbi të gjitha që të jepte një perspektivë, të kishte një projekt të ri politik, në mënyrë që të mundim kundërshtarin. Partitë funksionojnë për të mundur kundërshtarin e përndryshe s?kishte kuptim.?- deklaroi Patozi./ CityNews

Lajmet e fundit nga