Connect with Us

Tradhton opozita/ Në Elbasan PD dhe LSI i bashkohen Rilindjes

Aktualitet

Tradhton opozita/ Në Elbasan PD dhe LSI i bashkohen Rilindjes

Publikuar

-

Opozita ka bashkuar votat me Rilindjen në Bashkinë e Elbasanit, të drejtuar nga Qazim Sejdini, apo “Lala i Elbasanit”.

Pavarësisht se “Lala i Elbasanit” është atakuar vazhdimisht nga opozita si një nga blerësit më në zë të votave në zgjedhjet e 25 qershorit, kjo nuk e ka penguar opozitën (PD dhe LSI), që të tradhëtojë të bërit opozitë dhe të bashkojë votat pikërisht me ata që akuzohen. PD-LSI-PS, kanë bërë një “koalicion” me bazë të gjerë, dhe kanë kaluar Buxhetin 2018 të Elbasanit.

Bashkëpunimi me LSI-në, Lulzim Bashës po “i mëson” rrengje të tjera, këtë herë duke tradhëtuar të bërit opozitë, dhe duke marrë veset e LSI. LSI tradhëtoi në Bashkinë e Tiranës, ku herë pas here po shkëputen vota dhe i bashkohen Erion Veliajt, Tradhëtoi në Durrës, ndonëse Vangjuash Dako ka qenë në qendër të akuzave të opozitës, tradhëtoi në Korçë, e tashmë i “ngjiti” edhe Lulzim Bashës, sëmundjen e tradhëtisë, dhe së bashku tradhëtuan në Elbasan, ku “konfirmuan” jo vetëm vijimsinë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, por edhe futjen e LSI-së në këtë marrëveshje, duke iu bashkuar Rilindjes.

LEXO EDHE:  Lëvizja e Re mbërrin edhe në Elbasan

Ndonëse në plan të parë ka përplasje mes palëve në Bashki, ata i bashkon “Lala”.

“Kjo është arritur në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak , ndërsa herën e pare, këshilltarët e Djathtë do të kërkonin më tepër kohë , për tu njohur me Projekt-Buxhetin e vitit të ardhshëm. Pikërisht në këtë mbledhje , ku votimi i Buxhetit u spostua në një mbledhje të dytë , kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së dhe e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre”, – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Elbasanit.

Nga burimet në Bashkinë e Elbasanit, thuhet se ka pasur disa sugjerime nga PD, të cilat janë mirëpritur nga kryetari Qazim Sejdini, i cili doli i buzëqeshur nga arritja e koalicionit rilindas, PD-PS-LSI/ /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gafa për Kosovën dhe Porti i Durrësit/ Ristani ‘i nxjerr bojën’ Grida Dumës: Si është katandisur PD!

Publikuar

-

Nga

‘Gara blic po i afrohet fundit”/ Ristani ‘shkund’ Bashën, i kujton statutin e partisë

Nënkryetarja e PD,  Grida Duma ka shokuar sot në një intervistë televizive ndërsa ka folur për Kosovën.

Duma u shpreh se Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008.

Kjo gafë e nënkryetares së Bashës është komentuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

I ftuar në Syri tv, ai tha se është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.



“Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin e Durrësit. Del dhe thotë nënkryetarja e PD që Kosova është autonome, është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.

E pyetur nga gazetarja se çfarë ke për të thënë për propozimin e Ramës për bashkëpunim dhe kjo iu përgjigj: Rama nuk është serioz në kërkesën për bashkëpunim, sepse po të ishte serioz projekte të tilla madhore siç është porti i Durrësit do t’i bënte me ne. Ja ku e ka katandisur PD-në lidershipi i Bashës”, u shpreh Ristani./CNA.al

LEXO EDHE:  Zgjedhjet për kreun e PD/ Basha shënon “autogol”

LEXO EDHE:  Prokuroria regjistron procedimin penal ndaj Bashës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah, jo boks

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Open, me Eni Vasilin, Rama është shprehur se situata duhet të ç’tensionohet, duke tërhequr forcat speciale dhe barrikdat.



Kryeministri u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shah, jo boks.

“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën”, ka thënë Rama. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashës i ka mbetur vetëm vula e 4-5 veta”/ Gazetari: Berisha me program e vizion

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Bledian Koka, duke komentuar zhvillimet brenda PD, u shpreh se Lulzim Bashës sot i ka mbetuar vetëm vula dhe 4-5 funksionarë të cilët besojnë te ai.

Sipas tij, programi dhe vizioni i liderit historik të PD, Sali Berisha është ajo që po gjen terren dhe po tërheq demokratët aktualisht.



“Lulzim Basha e adresoi fushatën në mënyrë të gabuar, por të gjithë kishim bindjen se kundërshti edhe pse jo ende zyrtar, nuk ishte Basha, por Edi Rama. Dhe për të gjithë këtë, ne që besojmë te opozita dhe duam PD funksionale, u fokusuam te kjo. Pak a shumë ne biem të gjithë dakord për të pabërat e Bashës.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 8 pako me heroinë/ Policia jep detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan

LEXO EDHE:  Akuzat për trafik droge/ Valdrin Pjetri: Kjo është e vërteta ime!

Por ajo që është rebusi i momentit, programi i z.Berisha, vizioni, programi dhe pikat e z.Basha, është që në fund fare sot ne kemi një kryetar i cili ka një vulë dhe te vula e tij besojnë 4-5 veta që në fund fare përbëjnë institucionin e PD. Dhe pyetja është, si do të zgjidhet ky ngërç? A është kaq i fortë z.Basha me vulë në xhep?”, tha Koka ne Syri tv.. /CNA.al

LEXO TE PLOTE