LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti - KLSH shkel ligjin/ Nuk njeh vendimin e gjykatës dhe...

27 Dhjetor 2017, 19:49, Aktualitet CNA

Vendimet e gjykatave janë në emër të Republikës e ndaj tyre ka vetëm dy rrugë, ose zbatohet ose ankimohet sipas ligjeve në fuqi. Por këto ditë ka ndodhur një dukuri interesante. Shihni e gjykoni vetë.

KLSH kërkon anulimin e menjëhershëm të shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit të zhvilluar nga MZHETTS për zhvillimin e zonës ekonomike në Spitallë, Durrës. Kallëzon në Prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe kërkon hetimin të mëtejshëm ndaj drejtuesve përgjegjës të niveleve më të larta të administratës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 784/1, datë 24.07.2017 përfundoi auditimin tematik me objekt ?Për procedurën e përzgjedhjes të zhvilluesit të zonës teknologjike të zhvillimit ekonomik në Spitallë, Durrës? në ish-MZHETTS në përfundim të të cilit KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë ?Ofertuesi 2?, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik ?Ofertuesi 1? në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro dhe punësimi i 9,500 punonjësve më tepër se bashkimi i operatorëve i klasifikuar në mënyrë të padrejtë në vend të parë.
Për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e KVO-së të përbërë nga A.B., M.S., S.K., G.V., Eg.Os. dhe O.S., duke kërkuar njëkohësisht që hetimet nga ana e organit të Prokurorisë të orientoheshin edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së veprimeve të strukturave dhe komisioneve përkatëse për zbatimin e kësaj procedure.

Por pak kohë më parë, dhe pikërisht me datë 19.07,2017, pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë Tiranë është hapur çështja me numër 31155-04570-80-2107, me palë paditëse ?Ofertuesin 1? (për të ruajtur anonimatin po ruajmë emërtimin e përdorur në njoftimin e KLSH) dhe palë të paditur Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarjes. Objekti i padisë ishte: Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar vazhdimin e procedurave dhe lidhjen e kontratës mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë e Sipërmarrjes dhe ?Ofertuesin 2? (emërtimi sipas njoftimit të KLSH-së) në lidhje me procedurën konkuruese të Zonës Teknologjike dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, Durrës.
Shfuqizimin e vendimit të titullarit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë e Sipërmarrjes, për shpalljen fitues të ?Operatorit 2? në procedurën konkuruese për ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, Durrës.

Gjykata mbasi shqyrtoi në disa seanca gjyqësore në prani të palës paditëse ?Ofertuesi 1? (emërtimi sipas KLSH) dhe të Paditurit ?Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë e Sipërmarjes? më 18.12.2017 me Vendimin nr. 80-2017-4964
Vendosi:
1 ? Mos pranimin e kërkesë padisë se ?Ofertuesit 1?
2 ? Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse
3 ? Ky vendim është i ankimueshëm në Gjykatën e Apelit Administrativ pesë ditë nga e nesërmja e shpalljes.
U shpall në Tiranë, sot më datë 18.12.2017

?Vendimet e Gjykatave, siç e thamë edhe në fillim të këtij vëzhgimi, janë në emër të Republikës e ndaj tyre ka vetëm dy zgjidhje ose ankohen sipas ligjit ose zbatohen, rrugë të mesme s?ka. Por me sa duket ka nga ata që nuk i pëlqejnë këto rrugë e përpiqen të gjejnë të mesme. Nuk besoj se do ja dalin. Të paktën ligjërisht jo.

Lajmet e fundit nga