LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Ramës akuza qeverisë: Rilindja mendon njësoj si Enveri

27 Dhjetor 2017, 19:07, Aktualitet CNA

“Rilindja mendon njësoj si Enveri.”, – janë fjalët që ka zgjedhur ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, për të cilësuar justifikimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për votën pro rezolutës së OKB-së dhe kundër SHBA-ve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, se Shqipëria ka votuar njëlloj edhe në ’68 dhe ’80-ën, por sipas Manjanit, “Në ato vite zyrtarisht USA për ne ishte vend imperialist dhe Izraeli ishte xhandar i Amerikës!”

“Shumë interesant është justifikimi i Ministrit të Jashtëm për votën në OKB kundër USA. Edhe këtë radhë paskemi votuar njësoj si në ?68-ën dhe ?80-ën. Në ato vite zyrtarisht USA për ne ishte vend imperialist dhe Izraeli ishte xhandar i Amerikës! Rilindja mendon njësoj si Enveri.”, – shkruan Manjani. /CityNews

Lajmet e fundit nga