LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshehu 80 milion euro pasuri/ Pritet arrestimi i një politikani

27 Dhjetor 2017, 09:38, Aktualitet CNA

Arrestimet e para të nivelit të lartë në Shqipëri pritet të ndodhin në fillim të shkurtit të vitit 2018.

Gazeta ?Sot? shkruan se në fillim të shkurtit 2018 pritet arrestimi i një politikani, i cili ka arritur të fshehë 80 milion euro pasuri në Londër, para që dyshohet se janë vënë në mënyrë korruptive.

Rreth muajit shkurt pritet të zbardhet dosja e plotë, dhe të ketë arrestime.

Sipas kësaj gazete, të dhënat për personin në fjalë janë zbuluar në kuadër të një sërë verifikimesh që janë duke kryer amerikanët për politikanët shqiptarë.

Gjithashtu mësohet se për politikanin në fjalë ka qënë SHBA që ka iniciuar verifikimet dhe gjurmimet i kanë cuar ata në Londër, ku më pas janë vënë në lëvizje autoritetet vendase dhe është zbuluar se bëhet fjalë për 80 milion euro.

Në fund të janarit ose fillim të shkurtit pritet të zbulohet emri si dhe të nisin zyrtarisht hetimet për të, ku nuk përjashtohet arrestimi dhe sekuestrimi i pasurisë./ CityNews

Lajmet e fundit nga