LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ARMO një krim i pandëshkuar

27 Dhjetor 2017, 10:27, Aktualitet CNA

Rafineria e naftës, ARMO prej më shumë se dy javësh ka mbyllur aktivitetin duke lënë pa paguar rrogat të gjithë punonjësit.

?Nga  Sindikata e Punonjësve pohuan se fillimisht kompania që ka marrë me qira ARMO-n, IRTC (IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY) ka anuluar aktivitetin me argumentin se do të zhvillohej remont në rafineri, por teksa kanë kaluar më shumë se tre javë dhe rroga e nëntorit nuk është dhënë, punonjësit janë informuar se aktiviteti ka pushuar?, ka raportuar revista Monitor.

Këto rrethana i kanë detyruar qindra punëtorë të përpunimit të naftës në Ballsh që për të disatën herë të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Mëngjesin e sotëm naftëtarët, janë nisur në këmbë drejt Tiranës për të protestuar para Kryeministrisë.Ata kërkojnë pagat e tyre dhe sigurimet shoqërore,të papaguara prej një kohe të gjatë.

Naftëtarët thonë, se dëmi nga mosmarrja e pagave mujore në ekonomitë familjare është aq i madh sa kanë hequr edhe fëmijët nga shkollat apo të marrin kredi për t’u ushqyer.

Nuk është hera e parë që ata protestojnë si para institucioneve në Fier ashtu edhe para Kryeministrisë në Tiranë, por deri më sot, askush nuk ka denjuar t?u japë një përgjigje.

Shumë protestues janë në prag të pensionit dhe situata për ta  bëhet akoma dhe më e rëndë pasi rrezikojnë të marrin pensionin për punën e kryer në dekada me radhë.

Deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje nga ana e institucioneve dhe protestat kanë kaluar në heshtje.

Ndërkohë që institucionet kompetente heshtin, burimet nga tregu kanë pohuar për Monitor se ARMO e mbylli aktivitetin për shkak se shoqëritë e sigurimit kanë hequr garancitë ndaj magazinave fiskale të ARMO-s nga frika se kompania që e kishte marrë me qira rafinerinë ikën dhe atyre do u mbetej barra e pagesave tatimore.

Por të njëjtat burime kanë pohuar se, qiramarrësi është njoftuar për këtë masë dhe ka mbyllur aktivitetin.

Kështu kolapsi i radhës në kompani, përveçse ka lënë pa punë punonjësit, ka lënë një mal me borxhe.

Që pas privatizimit, rafineria e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, është shndërruar në një burim evazioni, për shkak se kompanitë, që e kanë administruar, nuk kanë paguar në mënyrë periodike detyrimet në shtet./CityNews

Lajmet e fundit nga