LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati kundër Bashës/ Tregon pse Berisha ka të drejtë për djegien e mandateve

27 Dhjetor 2017, 20:09, Aktualitet CNA

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në studion e lajmeve të News24, Bushati tha se përballë ideve të Bashës për vazhdimin e protestave, mbështet më shumë Berishën i cili ka sugjeruar djegie mandatesh.

Gazetari gjithashtu shprehu mendimin e tij për një aleancë të mundshme mes PD dhe LSI, si dhe foli për përpjekjet e një poli të tretë (Blushi, Topi, Duka, Ndoka, Dule) për të pasur ndikim në ligjin elektoral.

?Përballë Bashës, Berisha ka hedhur idenë e djegies së mandateve, mua personalisht nuk më pëlqejnë protestat. Çdo gjë që është poshtë nivelit të çadrës, do të jetë dështim i radhës për PD.

Lulzim Basha nuk është se ka thënë kategorikisht Jo, e ka lënë mendimin e Berishës si opsion të hapur. Një politikë radikale si kjo që e fut parlamentin në krizë, duhet parë në raport me interesat e vendit. Unë mendoj dhe i parë në këtë këndvështrim do kishte interes një veprim i tillë radikal. Opozitës mund t?i hynte në punë kjo, sepse opozita është e përçarë sot edhe prej zgjedhjeve të bëra nga Basha. Kjo do ishte ftesë për ribashkim, dhe Basha do ndreqte gabimet që bëri me të vjetërit, që udhëhoqën bashkë me Berishën.

Kjo është në interes vetëm të interes të Partisë Demokratike. LSI nuk ka problem për pjesëmarrjen në protestë, por më shumë për kredibilitetin e mënyrës si proteston. Demokratët protestojnë si protestojnë por kanë 5 vite që i bien Ramës, kurse LSI vetëm muajt e fundit. Është shumë e vështirë që nëse LSI nuk bën një vetëpastrim të vetes, të ketë besueshmëri te publiku. Që ta besojmë se akuzat e LSI ndaj Ramës janë të hapura. Kryemadhi e ka refuzuar kategorikisht djegien e mandateve, se i dhembin mandatet e veta që i ka marrë me mundim, se sa një interes më i madh, që të tregojë se pavarësisht pasqyrave që na tregon Rilindja, Shqipëria nuk është një vend normal,? u shpreh Bushati. /BW

Lajmet e fundit nga