Connect with Us

Zbulohet dokumenti / Ja, çfarë shkroi Gledion Rehovica në formularin e dekriminalizimit

Aktualitet

Zbulohet dokumenti / Ja, çfarë shkroi Gledion Rehovica në formularin e dekriminalizimit

Publikuar

-

Prokuroria e Përgjithshme ditën e sotme  ka depozituar kërkesën  në KQZ për heqjen e mandatit të dy deputetëve, përkatësisht LSI në Berat dhe PDIU-së në Elbasan.

Deputeti i LSI në Berat, Gledion Rahovica  për të cilin kërkohet heqja e mandatit nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurori, ka dorëzuar formular të pastër në KQZ.

Në të kaluarën e tij Rahovica pranon se ka jetuar për 5 vjet në Itali, kohë kur ka kryer studimet në Romë.

Nuk dihet çfarë ka zbuluar shefja e Sektorit të Dekriminalizmit në prokurori, Rovena Gashi, pasi dokumenti në KQZ mbahet ende i fshehtë.

Më poshtë mund të lexoni formularin e dekriminalizimit të dorëzuar nga deputeti i LSI-së Gledion Rehovica. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Infektohen me Covid shefi i policisë dhe ai i regjimit të jashtëm në burgun e Bradasheshit

Publikuar

-

Nga

Shefi i policisë në burgun e Brandasheshit dhe shefi i regjimit të jashtëm janë infektuar me COVID-19 ditën e sotme.

Ata janë izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet problematike.



Ndërkohë bëhet me dije se janë karantinuar edhe 10 punonjës të burgut, të cilët kanë pasur kontakt me dy personat me Covid./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL ndalet në Durrës dhe Tiranë/ Ultimatum pesë personave për deklarimin e pasurisë

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Tiranë/ Kërkon deklarimin e pasurisë së tre shtetasve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;



D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil/ Plagoset një person

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën Sarandë-Ksamil, pranë një kompleksi. 

CNA.al mëson se ka një të plagosur emri dhe mosha e të cilit nuk bëhet e ditur, por që është dërguar në spital në gjendje të stabilizuar.



Në vendngjarje janë forcat e policisë për të hetuar shkaqet e aksidentit.

LEXO TE PLOTE