LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Legalizime të paligjshme/ KLSH çon në Prokurori tre ish zyrtarë të ALUIZN -it

26 Dhjetor 2017, 15:53, Aktualitet CNA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka kallëzuar në Prokurori ish Drejtorin dhe ish dy përgjegjës të sektorit të Drejtorisë rajonale të ALUIZN ?it, në Tiranë.

Zyrtarët e ALUIZN-it sipas KLSH -së, kanë kryer legalizime të jashtëligjshme, jashtë kompetencave ligjore për 2 objekte të mëdha në Qendër të Tiranës me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit, duke shmangur zbatimin e ligjit dhe falsifikuar dokumente zyrtare për përfitime të paligjshme  dhe kualifikuar 17000 objekte dhe nuk janë legalizuar.

Nga auditimi, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për z.A.I, ish drejtorin e këtij institucioni dhe O.S ish përgjegjës sektori i legalizimeve, për konsumim të elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, neni 248 i Kodit Penal, për: lëshimin e dy lejeve të legalizimit në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave/Ndërtimeve Informale? i ndryshuar si dhe me aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, date 06.11.2003 ?Për arkivat?.

Gjithashtu nga auditimi është konstatuar se Drejtoria e Përgjithshme nga shuma totale e vetëdeklarimeve për legalizim si ndërtime informale gjithsej 463196 objekte, rezultojnë 17000 objekte të kualifikuara nga Drejtoritë Rajonale, por të pa pajisur me leje legalizimi, duke u ndërprerë procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe krijuar një impakt social negativ, veprime në kundërshtim me ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?./CityNews

Lajmet e fundit nga