LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte bërë tmerr i qytetarëve/ Arrestohet “skifteri” i Tiranës

26 Dhjetor 2017, 10:10, Aktualitet CNA

Një 41 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve.

L.ZH., sipas policisë,ka vjedhur  telefona, portofolë dhe çanta, në urbanët e kryeqytetit.

Policia  ka zbardhur  rastet ku dyshohet si njëjti është autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.

Të paktën janë katër raste, të cilat Policia ka mundur t?i dokumentojë.

Sipas policisë, ky person, i cili u zbulua më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e ?Dibrës?, në ambientet e spitalit ?Nënë Tereza?,  ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronësi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas me datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës ?Bardhyl? me rrugën ?Odise Paskali?, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ? Ford ? shtetasit R. K.

Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë, dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.

Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazës dyshohet se i ka vjedhur protofolin shtetasit M.M.  Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer./CityNews

Lajmet e fundit nga