LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënshtetësia shqiptare për Kryepeshkopin Janullatos/ Artan Hoxha: Meta i dha fund budallallikut 25-vjeçar

25 Dhjetor 2017, 20:09, Aktualitet CNA

Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos (emri në greqisht: Anastasios Yannoulatos) iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta.

Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh. Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo ditë e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision ? ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ? e që në vijimësi e jetoi çerek shekullin këtu ndër ne si misionar i krishterë.

Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombësinë greke të Janullatos.

Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e një anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje.

Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t?i falë e të lutet për ta. /Tema

Lajmet e fundit nga