Connect with Us

Manastirliu feston me fëmijët pa kujdes prindëror/ Apelon për birësimin e tyre

Aktualitet

Manastirliu feston me fëmijët pa kujdes prindëror/ Apelon për birësimin e tyre

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu festoi Krishtlindjen me fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës “Hana dhe Rozafa” në Tiranë.

“Sot festohet në institucionet tona të kujdesit social në të gjithë Shqipërinë dhe jam shumë e lumtur të kaloj këtë festë mes 32 fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes. Është detyrim i ynë për t’u kujdesur për foshnjat që janë pa kujdes prindëror dhe kemi angazhimin maksimal për t’u ofruar standartet më të larta të kujdesit fëmijëve”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu bëri dhe një apel për këdo që ka mundësi t’i ofrojë një familje fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Objektivi ynë është të deinstitucionalizojmë shërbimet dhe të kthejmë sa më shumë fëmijë, në rastin më të mirë pranë familjes biologjike apo familjeve alternative birësuese. Vetëm gjatë këtij viti, nga kjo qendër u kthyen pranë familjeve biologjike dhe u birësuan 17 fëmijë dhe 3 fëmijë janë në proces birësimi”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Kurimi i pacientëve të infektuar/ I riu bën gjestin human

Me urimin Gëzuar Festat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falenderoi edukatoret, kujdestaret, punonjësit socialë dhe të gjithë stafin e 28 qendrave të kujdesit social që kujdesen çdo ditë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë kategoritë në nevojë./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Pushimet e gjata dimërore/ Manastirliu konfirmon datat, tregon kur rifillojnë shkollat

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Rama inspekton punimet në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu: Përfundon brenda vitit

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvatën 4 milionë euro nëpërmjet mashtrimit online/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Publikuar

-

Nga

Katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh, do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg”, për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

LEXO EDHE:  Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Shëndetësore Nr.1/ Tregon sfidën e radhës

LEXO EDHE:  Dita e katërt e vaksinimit masiv/ Ja sa persona e kanë marrë dozën e parë në të gjithë vendin

Kujtojmë këtu se të arrestuarit janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen të pambrojtur nga grupet kriminale kur u duhet të raportojnë përplasjet apo inicidentet me viktima. Qytete si Elbasani, Durrësi por edhe zona si Gjirokastra vlerësohen për nivelet e lartë të kriminalitetit kryesisht prej trafiqeve të drogës.

Ngjarjet kriminale në disa qytete në Shqipëri, të lidhura kryesisht me tregëtinëe drogës, por edhe me trafiqet dhe kultivimin e marijuanës, e kanë bërë më të vështirë raportimin e lajmeve.

Reporterët vendorë në disa zona si në Elbasan, Durrës por edhe Gjirokastër dhe gjetkë ndeshin mjaft sfida që vijnë prej pasigurisë prej aktivitetit të grupeve kriminale.

Bardha Nergjoni ,një reportere prej vitesh në Elbasan thotë se sfida është me raportimin nga disa zona të nxehta të njohura për kriminalitetin e lartë.

“Në fakt është shumë e vështirë realisht të raportosh, sidomos në zona që konsiderohen “të nxehta”, për sa i përket kriminalitetit dhe sidomos krimit të organizuar, pasi ti nuk e di se për kë je duke raportuar dhe duke qenë se jeton në atë komunitet në cdo kohë mund të përballesh me elementë të tillë. Na ka ndodhur, edhe unë personalisht mund të jem kërcënuar përmes telefonit nga persona të caktuar, pasi kam raportuar për ngjarjet”.

Zonja Nergjoni thotë se në raste të veçanta i është dashur të heqë dorë nga raportimi për këta persona me precedentë kriminalë në komunitetin ku jeton.

“Edhe kam hequr dorë nga raportime të cilat kanë qenë në komunitetin ku unë jetoj pasi është shumë e vështirë të raportosh për ata persona. Ka qenë ngarja e fundit në Elbasan në fushatën zgjedhore, përplasja mes dy grupeve dhe po kështu raportime nga gjyqësori shumë të vështira, por kryesisht ngjarje kriminale dhe operacione policore.

Vetë qytetarët kanë krijuar një distancë me këto ngjarje kriminale si pasojë e frikës dhe situata bëhet dita ditës më e vështirë në komunitete të caktuara,thotë zonja Nergjoni.

“Qytetarët në Elbasan kanë krijuar një lloj distance nga këto ngjarje për shkak të frikës, panikut, dëshirës për të mos u ngatërruar me gjëra që nuk u takojnë. Mirëpo kjo çdo ditë bëhet një histori shumë e vështirë për t`u përballur në komunitete të caktuara”.

“Shpresojmë, thotë zonja Nergjoni, të ketë një ndryshim të situatës me reformën në drejtësi dhe ndryshimet në polici”.

“Shpresojmë që kjo situatë të ketë një lloj ndryshimi sidomos me vetingun në Drejtësi dhe ndryshimet në sektorët e policisë. Nëse të njëjtët persona do të jenë në detyra të caktura në Polici ,kur dihet reagimi i tyre ndja elementëve kriminale, situate do ngrelet e njëjtë.”

Ndërsa Geri Emiri ,një reporter në Durrës,thotë se në disa qytet kriminaliteti është i strukturuar dhe gjithmonë ka sfida në raportimin e lajmeve nga gazetarët lokalë.

LEXO EDHE:  Kurimi i pacientëve të infektuar/ I riu bën gjestin human

“Në qytete të tilla si në Durrës ,Elbasan apo Shkodër kriminaliteti është i strukturuar dhe ka një lidhje të konsoliduar mes grupeve kriminale. Gjithmonë raportimi përbën sfidë pasi këto grupe të paktën janë të sofistikuara”.

Zoti Emiri thotë më tej sepuna e reporterëve në komunitetetlokale bëhet tepër e vështirëpor mbetet e nevojshme këmbëngulja e reporterëve për t`iu ritkhyer ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Rama inspekton punimet në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu: Përfundon brenda vitit

“Mbetet gjithnjë e nevojshme të bëhet jo thjesht një raportim i parë, pra për ngjarjen që ndodh, por edhe një ndjekje e ngjarjes, mënyra si fillon hëtimi, a shkon në gjykatë, a ka autor etj. Publiku ka nevojë për detaje të qënësishme që përbëjnë interes publik dhe ekspozojnë punën e institucioneve ligjzbatuese dhe gjithashtu sigurinë publike që është shumë e rëndësishme për qyetarët.”

Zoti Emiri thotë se institucionet ligjzbatuese duhet të jenë më ndihmuese për gazetarët.

“Së pari është puna e institucioneve për zbatimin e ligjit për të dhënë më shumë informacion për reporterët që interesohen për ngjarjet dhe së dyti duhet të jetë një nivel më i lartë sigurie që të krijohet nga strukturat shtetërore për gazetarët që raportojnë për ështje sensitive sic është krimi i organizuar dhe jo vetëm. Nga ana tjetër duhet të ketë bashkëpunim me komunitetin pasi ata janë sytë dhe veshët për ngjarjet që ndodhin.”

Ndërsa kryeredaktorja e RTSH Gjirokastrës Silvana Lula thotë se gazetarët përpiqen të ndërtojnë marëdhënie më të ngushta sidomos me institucionet e drejtësisë për marrjen e informacionit.

“Duhet të përballemi me vështirësi të shumta, janë disa institucionet që kërkojnë më shumë punë nga reporterët për të marrë informacion, përmes kërkesave të bazuara në Ligjin për të drejtën e Informimit . Këto kërkesa bëhen sidomos në organet e drejtësisë.”

Zonja Lula thotë se reporterët e institucionit si televizion publik kanë marëdhënie të mira me policinë, por për ngjarjet e kronikës që lidhet me incidente apo krime nevojiten herë pas here hulumtime nga vetë gazetarët përtej burimeve zyrtare.

Reporterët vendorënë Shqipëri janë pak të paguar nga redaksitë qëndrore dhe në një masë të madhe sfidave tëtyre në terren u shtohet edhe pasiguria prej elementëve kriminalë të përfshirë në trafiqe apo kultivim të marijuanës.

Raporte të organizmave ndërkombëtarë kanë shprehur herë pas here shqetësim për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor në raportin e vitit 2020, publikuar së fundi në Tiranë, thotë segazetarët në terren pohojnë se ndihen të pambrojtur nga kërcënimet fizike, ndërsa gazetarët investigativë pohojnë se kanë frikë nga proçeset gjyqësore, që nisen prej aktorëve të prekur nga puna e tyre.

Rrjeti i ka nxitur autoritetet shqiptare të rrisin transparencën dhe sigurinë e gazetarëve ne punë, duke ftuar nga ana tjetër mediat shqiptare të forcojnë mekanizmat vetërregullues në komunitetin e tyre./VOA

LEXO TE PLOTE