LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj: Me Ilir Metën fituam Tiranën, Monika Kryemadhi nuk është e fjalës

25 Dhjetor 2017, 20:38, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në studion e emisionit “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla në Top Channel, ka folur rreth marrëdhënies së tij me ish-kryetarin e LSI-së, tashmë President i Republikës, Ilir Meta.

Veliaj u shpreh se kur kishte të bënte me Ilir Metën, gjërat ishin më të thjeshta dhe Meta ishte më serioz. Sipas Veliajt, Kur Meta thoshte po, ishte po dhe kur thoshte jo nuk ndryshonte. Ai tha se bashkë me Ilir Metën u fitua Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se me kryetaren aktuale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjërat janë ndryshe, ajo kur thotë po është edhe jo. Ai tha se ndonëse me LSI-në kishim një marrëveshje, kur pa që një këshilltar mungonte, gjithçka ndryshoi. /CityNews

Lajmet e fundit nga