LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet arsyeja: Ja pse u ndanë Era Istrefi dhe Faton Shoshi

24 Dhjetor 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Era Istrefi dhe menaxheri i saj, Faton Shoshi prej disa vitesh janë përfolur se ishin në një lidhje, por dyshja nuk e pranoi asnjëherë dhe pa e pranuar kurrë publikisht, ata i dhanë fund, edhe lidhjes së tyre, edhe kontratës profesionale.

Siç dihet tashmë Faton Shoshi nuk është më menaxheri i Erës dhe arsyet pse ai nuk është më krahu i djathtë i këngëtares, Shoshi e ka zbuluar sot për herë të parë në një intervistë për “Thumb”.

“Kemi pasur disa mosmarrëveshje të vogla kështu që vendosëm që të ndajmë rrugët. Ajo ka vendosur të ndjekë rrugën e saj, unë timen. Mosmarrëveshet nisën tek kënga ‘Redrum’. Ato donin që të bënim muzikë ndërkombëtare, ndërsa unë doja diçka tjetër”, është shprehur Shoshi duke shtuar se ai dhe Era mbeten miq./CityNews

Lajmet e fundit nga