Connect with Us

Studimi i fundit bën zbulimin shokues/ Këto ilaçe shkaktojnë vdekjen e parakohshme

Aktualitet

Studimi i fundit bën zbulimin shokues/ Këto ilaçe shkaktojnë vdekjen e parakohshme

Publikuar

-

Ilaçet e përdorura për të trajtuar refluksin acid janë lidhur me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme në një studim të ri.

Inhibitorët e pompës së protonit (IPP) ulin nivelet e aciditetit të krijuar në stomak, prandaj përdoren për të trajtuar refluksin acid dhe ulcerën në stomak.

Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë kryer një vëzhgim të gjatë të të dhënave nga Departamenti Amerikan i Çështjeve të Veteranëve, shkruan “The Independent”.
Gjatë një periudhe prej gati 6 vitesh, ata analizuan të dhënat e më shumë se 3 milionë njerëzve, për të krahasuar përdoruesit dhe jo përdoruesit e ilaçeve për trajtimin e ulcerës në stomak.

Gjatë studimit, të publikuar te revista BMJ Open, ata analizuan gjithashtu të dhënat e rreth 350 mijë personave për të krahasuar rrezikun e vdekjes mes atyre që përdornin ilaçet IPP apo ndonjë lloj tjetër ilaçi për uljen e aciditetit në stomak. Krahasuar me ilaçet e tjera, rezultoi se njerëzit që përdornin ilaçet IPP ishin 25% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nga çdo shkaktar.

LEXO EDHE:  Puna, dashuria, shëndeti dhe financat/ Horoskopi i muajit Tetor, 2020

Megjithatë, duhet thënë se studimi është vetëm vëzhgues, prandaj nuk ka përfundime mbi shkakun apo efektet. Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim ishin të moshuar, veteranë të racës së bardhë, kështu që nuk mund të jetë gjithëpërfshirës.

Megjithatë ata vazhdojnë të paralajmërojnë që të kufizoni përdorimin e këtyre ilaçeve sa më shumë të jetë e mundur./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  5 mënyra për të përmirësuar shëndetin tuaj për 1 minutë

LEXO EDHE:  Kjo perime do të rregullojë çdo gjë në trupin tuaj

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  "Doktor” Google, 33% e shqiptarëve përdorin internetin për informacione shëndetësore

LEXO EDHE:  “Doktor” Google, 33% e shqiptarëve përdorin internetin për informacione shëndetësore

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Protestat në Malin e Zi në fokusin e shtypit gjerman

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremoninë e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse. Protestat ku pati mjaft të lënduar gjejnë jehonë edhe në shtypin gjerman.

Gazeta gjermanishfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Mal të Zi me artikullin “Mali i Zi grindet për rolin e kishës”.

“Jo temjani i ceremonisë kishtare, por gazi lotsjellës dhe tymi i zi i gomave të djegura do të mbeten në kujtesë nga ngjitja në detyrë e metropolitit Joanikije në Cetinje”, shkruan NZZ.

Situata u shkallëzua të dielën, ku pati skena përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. NZZ thekson, se shugurimi i metropolitit të Malit të Zi u shndërrua gjithnjë e më shumë në një çështje politike javët e fundit, e kjo ka të bëjë me marrëdhënien e komplikuar me Serbinë dhe sidomos me situatën e brendshme në vend.

“Lidhjet mes Podgoricës dhe Beogradit janë tradicionalisht të ngushta. Vetëm në vitin 2006 Mali i Zi doli nga federata e përbashkët. Që atëherë krahu politik i presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç është përpjekur për distancim.

Në anën e politikës së jashtme kjo reflektohej në lidhjen me perëndimin, brenda vendit në përpjekjet për forcimin e identitetit kombëtar. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për të spostuar Kishën Ortodokse Serbe, besimin e së cilës e ka shumica e popullsisë, dhe ngritjen e një kishe kombëtare.” NZZ analizon, se Mali i Zi ka tani një metropolit të ri, por përçarjet në vend janë bërë më të thella, se kurrë më parë.



Kurse gazeta gjermane, “taz” tageszeitung në një opinion të gazetarit Erich Rathfelder me titullin “Pretendim sundues serb”, shkruan, se nëse Kisha Ortodokse serbe kërkon të dalë sërish politikisht në ballë, kjo të sjell kujtime jo të mira të viteve 90-të.

LEXO EDHE:  Pandemia ndyshon rregullat/ Ja sa do të jetë distanca në restorante dhe plazhe

LEXO EDHE:  "Doktor” Google, 33% e shqiptarëve përdorin internetin për informacione shëndetësore

Atëkohë ishte projekti i Serbisë së Madhe, që çoi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje, sot është projekti, “Srpski Svet”, që do të thotë bashkim i “botës serbe”. “Kisha Ortodoske Serbe në Beograd sundon deri më tani në pjesën serbe të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në pjesë të Kosovës dhe kërkon tani të sundojë edhe në Mal të zi.

Për shkak se në Serbi tradicionalisht, politika bindet ndaj fesë, politikisht kjo do të thotë, edhe në plan afatgjatë, që këto rajone të bashkohen në një shtet. “Bota Serbe” nuk është vetëm një ide shpirtërore-kulturore, siç paraqitet me dëshirë, por mban brenda edhe pretendimin për sundim. Ky pretendim u bë i qartë në mënyrë brutale tani në Mal të Zi.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se refuzimi masiv i ceremonisë, bazohet në atë, se kryeqyteti historik Cetinje konsiderohet djep i idesë së pavarësisë malazeze.

“Realizimi i ceremonisë së shugurimit të Joanikijes me dhunë policie do ta thellojë edhe më shumë përçarjen në vend, sipas analistëve. Presidenti vendit, Milo Gjukanoviç, që në vitin 2006 përmes një referendumi e çoi vendin drejt pavarësisë, sipas të dhënave të veta në kohën e trazirave ndodhej në Cetinje, dhe fajësohet nga Kisha Ortodokse-Serbe se ka nxitur trazirat.”/DW

LEXO TE PLOTE