LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I vetmi person që i mungon Top-it është Dritan Hoxha..” Lori dhe Sara më të sinqerta se kurrë

24 Dhjetor 2017, 10:34, Aktualitet CNA

Sonte spektakli ?Shiko Kush Luan? ka patur një puntatë mjaft të veçantë pasi të ftuar kanë qënë disa nga personazhet më të dashur të ?Top Channel?. Ndër to edhe Sara dhe Lori Hoxha të cilat janë argëtuar me lojrat e ndryshme që u zhvilluan.

Por loja ku kanë dalë edhe disa të vërteta ka qënë  ?Gëzuar ose Ndaje? midis motrave Hoxha  dhe moderatores Luana Vjollca. Atyre iu është dashur të përgjigjen me sinqeritet pyetjeve ose të pinin një nga pijet jo të zakonta që ndodheshin në tavolinë.

Sara pas pyetjes së Luanës se kur do të kemi një martesë me Ledionin ka zbuluar se do të jetë viti 2018-të kur ata do të organizojnë edhe dasmën por pa përmenduar një date fikse.

Nga ana tjetër edhe Lori nuk ka nguruar ti përgjigjet pyetjeve të Luanës. Edhe pse një temë që ajo nuk ka folur kurrë,e pyetur në lidhje me operacionet plastike Lori ka thënë: ?Kam bërë çfarë më ka dashur qejfi dhe do bëjë cfarë do më dojë qejfi nëse do më duhet?. Në fakt ajo është pyetur shumë në rrjetet e saj sociale në lidhje me këtë dhe duket se përgjigjja për të gjithë ka ardhur pikërisht sonte dhe më të sinqertë se kaq nuk kishte se si ta jepte.

Pas një tjetër pyetjeje që të gjithë ishim kuriozë të dëgjonim një përgjigje përsëri Lori është treguar e zgjuar kur ka folur. ?Cilin personazh do të doje të rikthehej në Top Channel nga ata që kanë ikur?- ka pyetur Luana, dhe përgjigjja direkte ishte kjo: ?Top Channel vazhdon të bëhet nga ata që janë e jo nga ata që kanë ikur. I vetmi person që i mungon Top-it është Dritan Hoxha?- ka përfunduar Lori duke bërë edhe gëzuar.

Në fakt motrat Hoxha sonte kanë qënë më të sinqerta se kurrë duke fituar kështu edhe më shumë simpati nga publiku./CityNews

Lajmet e fundit nga