LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bye Shqipëri”! Të famshmit shqiptarë që do t’i festojnë Krishtlindjet jashtë (FOTO)

24 Dhjetor 2017, 09:10, Aktualitet CNA

Menjëherë pas nisjes së fundjavës së fundit para Krishtlindjes, personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë publikuar fotot e para të udhëtimit jashtë Shqipërisë, aty ku duket se do të kalojnë këto ditë festash dhe pushimi.

Qetësohuni, nuk janë bashkë!

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që njoftoi vizitën e tij 10 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej 2 ditësh ai ndodhet në Amerikë, nga ku e vetmja foto që është publikuar deri tani nga përtej Atlantikut, është ajo me këngëtarin e famshëm shqiptar, Ledri Vula.

Në foton e publikuar para një dite, Kryeministri Rama duket në humor të mirë para takimeve zyrtare. Sigurisht që nuk mund të mungonte një foto nga takimi me reperin.

 

Moderatorja Shqiptare i ka thënë ?Bye? Tiranës për të udhëtuar jashtë Shqipërie. Fundjava e ka gjetur Nevina Shtyllën në Kopenhagë të Danimarkës dhe besohet se edhe Krishtlindjet do t?i festojë atje.

Edhe Alketa Vejsiu duket se i ka nisur pushimet e saj dimërore, por duke zgjedhur një vend plot diell. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet më në formë se kurrë duke i kthyer sytë pikërisht diellit. Fotoja e realizuar në Majami, e shfaq Alketën të veshur me veshje vere dhe nuk dihet nëse është realizuar gjatë verës apo kohët e sotme. Gjithsesi Alketa ndodhet jashtë Shqipërie këto ditë, duke qenë se edhe spektakli ka përfunduar. Të hënën e 25 dhjetorit, që përkon edhe më mbrëmjen e Krishtlindjeve do të transmetohet finalja e ?Dance With Me?, që ka ditë që është regjistruar.

Edhe fashionista e njohur shqiptare, Erisa Kaçupi do t?i festojë Krishtlindjet jashtë Shqipërisë. Fundjava e ka gjetur Erisën dhe partnerin Iv Tase, në Nju-Jorkun e zbukuruar me dritat e Krishtlindjeve dhe atmosferën e festave të fundvitit.

Në Nju Jork ndodhet edhe blogerja Armina Mevlani, e cila me gjithë larminë e ushqimeve që serviren, ka gjetur një pjesë të Shqipërisë në SHBA. Një pjatë me groshë, që nuk e ka refuzuar as në Manhatan./CityNews

Lajmet e fundit nga