LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arsyet përse duhet të bëni më shpesh seks gjatë dimrit

24 Dhjetor 2017, 12:35, Aktualitet CNA

1.Parandalon gripin dhe lufton të ftohtin: Studiuesit e ??Wilkes University? në Pensilvani (SHBA) gjetën në pështymën e njerëzve që bënin shpesh seks gjatë dimrit, nivele të larta të imunoglobulinave A. Këto të fundit janë grupe proteinike të cilat veprojnë si antitrupa në organizëm dhe e mbrojnë nga virozat e stinës.

2.Mban nën kontroll kolesterolin: Gjatë dimrit prireni të hani më shumë krahasuar me stinët e tjera, si rrjedhojë konsumoni më shumë yndyra dhe ushqime të përpunuara të cilat jo rrallëherë ndikojnë në çekuilibrin e nivelit të kolesterolit në gjak. Sipas një studimi të SIAMS (Shoqëria Italiane e Andrologjisë dhe Shëndetit Seksual), jeta seksuale aktive gjatë dimrit ul nivelet e kolesterolit të keq, sidomos tek meshkujt.

3.Djeg kaloritë: Gjatë një akti seksual digjen mesatarisht 200 kalori, të barazvlefshme me 20 minuta ushtrim në biçikletë.

4.Ndihmon të flini më mirë: Gjatë dimrit, ajri në shtëpi është i thatë dhe mund të keni probleme me frymëmarrjen. Ku qëndron lidhja mes kësaj gjëje dhe seksit ? Shumë e thjeshtë, gjatë seksit lëshohen substanca kimike si dopamine që ju ndihmojnë të qetësoheni dhe të flini më mirë./CityNews

Lajmet e fundit nga