Connect with Us

Zbulohen finalistët e festivalit të RTSH-së! Kush do të këndojë sonte?

Aktualitet

Zbulohen finalistët e festivalit të RTSH-së! Kush do të këndojë sonte?

Publikuar

-

Festivali i Këngës në RTSH mbylli dje natën e dytë gjysmëfinale të edicionit të 56-të. Në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe artistë të rinj.

Në këtë mbrëmje të dytë pati edhe shumë të ftuar special si, Aurela Gaçe, Adelina Ismaili, Kejsi Tola dhe Flaka Krelani.

Në fund të festivali u shpall nga prezantuesi Adi Krasta edhe lista e këngëve fituese të këtij edicioni, të cilat do të performohen në natën finale, nga ku do zgjidhet edhe kënga përfaqësuese për në Eurosong.

LEXO EDHE:  Enca ndez rrjetin/ Tregon të pasmet "bombë": Dua vetëm të…

Këngët finaliste të “Fest 56”

  1. E Dua Boten- Artemisa Mithi
  2. Sytë e Shpirtit – Bojken Lako
  3. Zemër ku Je – Denisa Gjezo
  4. Fjalët – Elton Deda
  5. Mall – Eugent Bushpepa
  6. Piedestal – Inis Neziri
  7. Unë – Mariza Ikonomi
  8. I njëjti qiell – Manjola Nallbani
  9. Tjetër Jetë – Festina Mejzini dhe Grupi NA
  10. Ngrije Zërin – Orgesa Zaimi
  11. Egziston – Redon Makashi
  12. Ra një Yll – Rezarta Smaja & Luiz Ejlli
  13. Orë e Ndalur – Tiri Gjoci
  14. E Pamundur – Voltan Prodani/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave të diasporës

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve lokale në vend.

Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.

Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52. Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.

Në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

Haskuka ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.

Në Gjilan, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka arritur të marrë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë, gjithsej 199. Pas tij, më së shumti vota ka siguruar kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri. Haziri ka arritur të marrë 99 vota.

Në komunën e Gjakovës, Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289. Pas saj, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e AAK’së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.

Në komunën e Podujevës, Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të sigurojë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë. Ai ka marrë 161 vota. Pas tij, Ekrem Hyseni nga radhët e LDK’së ka marrë 25 vota, ndërsa Besnik Tahiri i AAK’së, 8 vota.

Në komunën e Rahovecit gjërat ishin pak më ndryshe, këtu mërgata votoi për një kandidat që nuk është nga VV-ja. Kandidati nga radhët e AAK’së, Smajl Latifi ka arritur të marrë 91 vota nga diaspora. Pas tij, më së shumti ka marrë kandidati i LVV’së, Visar Korenica, gjithsej 76 vota.

Në Kamenicë ishte garë e ngushtë mes dy kandidatëve. Nga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.

Në Komunën e Junikut, 446 vota të diasporës mori Ruzhi Shehu i LDK-së. Ndërkohë, Agron Kuçi i AAK-së mori 330 vota nga diaspora.

E në Han të Elezit situata është ende e paqartë, aty PAZP ka vendosur të ketë rivotim, ndërkohë PDK ka dërguar ankesë në Supreme dhe ende pritet një vendim përfundimtar. Ashtu sikur në votimin primar, edhe në atë të mërgatës, fitues doli kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi. nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre, ndërsa Rufki Suma mori 16 vota.

Në komunën e Dragashit, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 359 vota. Ndërkohë, kundërshtari i tij në balotazh, Shaban Shabani, ka marrë 77 vota. Adnan Redzeplar i partisë Vakat ka marrë 157 vota.

LEXO EDHE:  “Sa të jem gjallë nuk do kalojë në hapat e mi”/ Këngëtarja shqiptare flet për vajzën e saj

LEXO EDHE:  “Do të doja një skenë erotike me të”/ Aktori tregon emrin e këngëtares shqiptare me të cilën ka qenë i dashuruar



Në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 36 vota, 39 i ka marrë kandidati i VV-së, Fejzi Kiqina. Driton Ajazi i inicitavës DD ka marrë vetëm 4 vota por përsëri do të marrë pjesë në balotazh, ndërkohë Xhavit Drenori ka marrë 21 vota.

Në Malishevë, kandidati i VV-së, Alban Krasniqi ka marrë 183 vota, ndërsa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 121 vota. Ekrem Kastrati i Nismës ka 57 vota, e Bajrush Hoti ka marrë 53 vota. PDK dhe Nisma do të garojnë në balotazh për këtë komunë.

Në Viti, kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka marrë besim nga mërgimtarët me 289 vota, por të pamjaftueshme për të kaluar në balotazh ku do të garojnë kandidati i VV-së, Arsim Ademi dhe Sokol Haliti i LDK-së. Haliti mori 122 vota nga mërgata, ndërsa Ademi mori 116.

Në komunën e Istogut, kandidati i LDK—së, Ilir Ferati fitoi bindshëm më së shumti vota nga mërgata. ai mori 231 vota, kundrejt 83 të Agron Avdiajt të VV-së dhe 70 të Bekë Berishës nga AAK. AAK dhe LDK shkojnë në balotazh nga kjo komunë.

Në Shtime, Qemajl Aliu nga Vv mori më shumë vota nga mërgata me 66, ndërkohë Naim Ismajli i PDK-së mori 4 e Bedri Zeqiri i LDK mori 5. VV dhe PDK do të shkojnë në balotazh.

Në Vushtrri,  Arsim Rexhepi – kandidat i VV-së ka marrë më së shumti vota me postë në atë komunë. Ai ka marrë 37 vota, katër më shumë se Xhafer Tahiri i LDK-së. Ndërsa Ferit Idrizin e PDK-së e kanë votuar vetëm 10 mërgimtarë. LDK dhe PDK do të garojnë në balotazh, shkruan ekspres.

Në komunën e Klinës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thelluar edhe më shumë diferencën mes vendit të parë dhe të dytë me votat e diasporës. Nga 235 vota të diasporës në Klinë, 140 prej tyre i ka marrë Zenun Elezaj i AAK-së ndërsa Lulzim Dargidella i VV-së mori 36 vota, Besim Hoti i LDK-së 35 ndërsa Esat Raci i PDK-së 24. Në Klinë do të ketë balotazh mes Zenun Elezaj të AAK-së dhe Esat Racit të PDK-së.

Në Obiliq, VV do të garojë në balotazh me Xhafer Gashin. Kandidati i VV-së, Halil Thaci, mori 22 vota nga mërgata ndërkohë Gashi ka marrë 8 vota.

Në Kaçanik, Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota, ndërsa Shkëlqim Jakupi i LDK-së ka marrë 17 dhe Besim Ilazi i PDK-së ka marrë 10. PDK e VV do të garojnë në balotazh.

E në Fushë Kosovë, Vetëvendosje në Fushë Kosovë mori 49 vota nga 75 sa u dërguan me postë. Enver Bajqinca i VV-së dhe Burim Berisha i LDK-së, do të shkojnë në balotazh.

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kolumbi, arrestohet kryetrafikanti që krahasohet me Eskobarit

Publikuar

-

Nga

Forcat kolumbiane të sigurisë kanë arrestuar trafikantin më të kërkuar për drogë në vend, i cili ndodhej në arrati prej më shumë se një dekade duke korruptuar zyrtarë shtetërorë.

Dairo Antonio Usuga u transferua në Bogota mbrëmjen e së shtunës nga baza ushtarake Carepa, në Antioquia, me një avion policie.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ushtarake Luis Fernando Navarro tha të shtunën se për kapjen e kriminelit, siç dhe e cilësoi ai, kishin bashkëpunuar të gjitha strukturat e sigurisë.

Presidenti Iván Duque e krahasoi arrestimin e Usugas me kapjen tre dekadave më parë të Pablo Eskobarit.

Usuga, i cili njihet kryesisht me pseudonimin Otoniel, dyshohet të jetë kreu i ashtuquajturit “Klani i Gjirit”, ushtria e të cilit ka terrorizuar pjesën më të madhe të Kolumbisë veriore për të fituar kontrollin e rrugëve kryesore të kontrabandës së kokainës, përmes xhunglave të dendura në veri, drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara.



Ai ka qenë prej kohësh pjesë e listës së personave më të kërkuar të administratës amerikane, për kapjen e të cilit ishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

LEXO EDHE:  Fjalët e para, momenti më i vështirë dhe ëndrrat për të birin/ Klea Huta zbulon detajet rreth rritjes së Krid

LEXO EDHE:  “Sa të jem gjallë nuk do kalojë në hapat e mi”/ Këngëtarja shqiptare flet për vajzën e saj

Ai u akuzua për herë të parë në vitin 2009, në gjykatën federale të Manhatanit, mbi akuza të lidhura me lëndët narkotike e rreth dyshimeve se kishte ndihmuar një grup paramilitar të ekstremit të djathtë, të përcaktuar si një organizatë terroriste nga qeveria amerikane.

Në padi të mëvonshme në gjykatat federale të Bruklinit dhe në Miamit, ai u akuzua për futjen në SHBA të paktën 73 tonëve kokainë, mes viteve 2003 dhe 2014, përmes vendeve si Venezuela, Guatemala, Meksika, Panamaja dhe Hondurasi.

Autoritetet thanë se informacionet e zbulimit të ofruara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe çuan më shumë se 500 ushtarë dhe punonjës të forcave speciale të Kolumbisë, në mes të xhunglës atje kur Usuga strehohej, një vendndodhje që mbrohej nga tetë zinxhirë njerëzish të armatosur./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

I riu 2 muaj në burg për përdhunim/ Denoncuesja rezulton e virgjër

Publikuar

-

Nga

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 në burg, për akuzën e përdhunimit, bazuar në kallzimin e një vajze.

Vajza ka rrëfyer se kishte komunikuar në telefon me të riun me iniciale A.Sh.. Ai e kishte ftuar në shtëpi ku e kishte droguar me një shiringë. Pas abuzimit ajo tha se ai e kishte kërcënuar me një letër ku shkruhej: “Po i tregove familjes do të të vras”.

I riu me banim në Kamëz u arrestua dhe u la në burg nga gjykata edhe pse ai këmbëngulte se nuk e njihte vajzën në fjalë.

LEXO EDHE:  “Sa të jem gjallë nuk do kalojë në hapat e mi”/ Këngëtarja shqiptare flet për vajzën e saj

LEXO EDHE:  “Nuk ishte në festën e abetares, kemi qarë pafund të dyja”/ Xhensila Myrtezaj prek me historinë e saj të fëmijërisë



Po pas ekspertizave mjeko-ligjore, provat të cilat dolën dy muaj me vonesë, e reja ka rezultuar se ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.

Të njëjtat burime thanë se prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE