LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viti 2017 ishte i vipave shqiptarë/ Mësoni surprizat që i ndanë me ne

23 Dhjetor 2017, 22:10, Aktualitet CNA

Viti 2017 ishte me ulje ngritje për të gjithë Shqiptarët, por jo për vipat tanë. Disa u bënë me fëmijë, të tjerë u martuan, e disa u fejuan.

E nisim me ndarjen e Era Istrefit dhe mexharit të saj, Fation Shoshit. Në fillim të vitit lidhja e tyre po shkonte shumë mirë, por në fund seç pati, madje shkuan aty ku i bënë njëri tjetrit unfollow në Instagram.

Fejesa e Adelina Tahirit, ishte mjaft surprizuese për të gjithë. Fakti që është lidhur me një biznesmen nuk ka asgjë ,po kur morëm vesh që ai ka moshën e babait të saj, gati 50 vjeç, kjo po që ishte një surprizë.

Një fejesë tjetër në horizont ishte dhe ajo e ish të dashurës së Shpat Kasapit, Afërdita Dreshaj. I dashuri i saj çek i bëri një propozim si në ëndrra, dhe Afërdita u kujdes që ta dokumentonte të gjithin me foto dhe video, të cilat u shpërndau në insta story e saj.

Fejesa e Floriana Garos, ish-prezantueses së Klanit, dhe pritja e një bebushi nga ana e saj. Ishte një deklaratë shumë e shpejtë dhe direkt pas fejesës, tregimit të së fejuarit , ajo ndau dhe lajmin e gëzuar që do bëhej mama për herë të parë.

E fundit dhe jo më pak e rëndësishme, është dhe festa e babyshowr që Zaimina Vasjari bëri për Khloe-n e saj, po kjo është emri që do ketë vajza e Zait.  Një festë luksoze, me pak të ftuara, por dhe me prezencë mashkullore, kjo ishte ajo që Zaimina bëri për pritjen e vajzës së saj, dhe të cilën e ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram./CityNews

Lajmet e fundit nga