LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky burrë mban darkë për 500 të panjohur në natën e Krishtlindjes, nuk j'ua merr mendja arsyen

23 Dhjetor 2017, 22:30, Aktualitet CNA

Krishtlindja duket se është periudha që duhet të kalojmë kohë me familjen,por nëse nuk e keni një familje për Krishtlindje?

Poeti Lemn Sissay, i cili u rrit në shtëpinë e fëmijëve, po përpiqet të sigurohet që ata që janë në shtëpi kujdesi të mos jenë vetëm Ditën e Krishtlindjes.

Ai tha se ishte frymëzuar nga një darkë e Krishtlindjeve që kishte parë në Londër, drejtuar nga Projekti Tope, një skemë vullnetare për të luftuar vetminë për ata që ishin në jetimore.

Këtë vit do të ketë darka në Birmingam, Canterbury, East Sussex, Hackney, Islington, Leeds, Manchester, Oxford, Richmond, Sheffield, Stockport dhe Wirral, duke u shërbyer rreth 500 njerëz.

Secili është i organizuar nga vullnetarët vendorë të cilëve iu është dhënë një udhëzues nga poeti për t’i ndihmuar ata të planifikojnë ditën.

“Dita e Krishtlindjeve mund të jetë një ditë shumë e vështirë për të rinjtë që kanë lënë shtëpinë e fëmijës”, thotë Sissay.

“Ka të bëjë me dhurimin e një buzëqeshje dhe t’i bëjnë ata të dinë se kanë rëndësi në atë ditë”.

Këtë vit, Fondacioni Lemn Sissay është krijuar si një bamirësi e regjistruar, e cila siguron të ardhmen e ngjarjes.

Autori me çmime e përshkruan atë si “trashëgiminë e tij personale” dhe thotë se çdo darkë përpiqet të bëjë çdo individ të ndihet i veçantë.

“Gjithçka është bërë me detaje , kartolina të shkruara për çdo person, dhurata të zgjedhura për atë person, në mënyrë që ata të ndjejnë gëzim dhe befasi” – thotë ai./CityNews

Lajmet e fundit nga