LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania dhe Franca japin ultimatumin/ Të respektohet armëpushimi në Ukrainë

23 Dhjetor 2017, 12:36, Aktualitet CNA

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar sot nga të gjitha palët e involvuara në rritjen e shkeljeve të armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës, që t?i ndalin aksionet e tyre dhe t?i implementojnë lëvizjet për të cilat është arritur pajtueshmëri, meqë nuk ka alternativë tjetër, por vetëm një zgjidhje paqësore e konfliktit.

Në kumtesën e përbashkët të nënshkruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po ashtu, u bëhet thirrje oficerëve rusë për kthim në Qendrën e përbashkët për kontroll dhe koordinim (JCCC) të armëpushimit në konfliktin në këtë rajon.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se tërheqja e rusëve më 18 dhjetor nga kjo qendër paraqet goditje ndaj operacioneve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), dhe është përpjekje nga Kremlini për ta detyruar Kievin për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e rajoneve separatiste në pjesën lindore të Ukrainës.

Lajmet e fundit nga