LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Përgjegjësi i vdekjes së Florencit, sot heshti

23 Dhjetor 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Pas publikimit të lajmit se Florenc Beqirajt, djalit 23-vjeçar  nga Shkodra i janë hequr aparaturat që e mbanin në jetë dhe është shpallur i vdekur, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha teksa i ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime familjes, e ka quajtur lajmin të kobshëm për çdo shqiptar.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor që të rinjtë emigrojnë dhe marrin përsipër rrezikun.

?Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar. Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron.

Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.

Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.

Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!? /CityNews

 

Lajmet e fundit nga