LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet dizanji i fustanit të nusërisë së dasmës Mbretërore

22 Dhjetor 2017, 17:35, Aktualitet CNA

Skicat e fustanit të nusërisë së Meghan Markle janë zbuluar.

Në 27 nëntor, Pallati Kensington lajmëroi zyrtarisht mbi fejesën e Princit Harry me aktoren dhe aktivisten Meghan Markle, si dhe është konfirmuar data e martesës së tyre.

Në 19 maj të vitit tjetër Harry dhe Markle do të kurorëzojnë lidhjen e tyre.  Kurioziteti mbi çdo detaj të dasmës Mbretërore rritet çdo ditë, me njerëzit në të gjithë globin të cilët përpiqen të zbulojnë sado pak nga eventi më i madh i 2018-ës.

Sipas spekulimve do të jetë Inbal Dror, një markë mode izraelite e modës së lartë, e cila është kontaktuar nga pallati Mbretëror të prodhojë dizanjet për fustani e bardhë të Markle.

Dror ka dizenjuar fustane për shumë personalitete të showbizz, duke përfshirë fustanin e ndarjes së çmimeve Grammy në 2016-ën të Beyonce.

Dror njihet për qendisjen e saj të bukur dhe siluetave elegante.

Skicat e dizanjeve u zbuluan nga TMZ.  Të treja skicat tregojnë fustane me qendisje elegante. Madje në njërën prej tyre shkruhet “Për Meghan Markle, me dashuri”./CityNews

Lajmet e fundit nga