LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vajza e Vehbi Veliajt kallëzon 15 gjyqtarë, 7 prokurorë dhe ish-ministrin e PD/ As në Kongo apo Zimbabve nuk ndodh kjo që më kanë bërë…

22 Dhjetor 2017, 17:27, Aktualitet CNA

Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj, ka kallëzuar penalisht në prokurori 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë, duke i akuzuar ata si personat përgjegjës, të cilët, duke shpërdoruar detyrën, kanë penguar dhe zvaritur në mënyrë të qëllimshme proceset ligjore që ajo ka marrë për të fituar ?Dëshminë e trashëgimisë? në masën ½ të babait të saj.

Kallëzimi i shtetases suedeze i është dërguar drejtpërdrejt kryeprokurores së re Arta Marku, të cilën Anna Nordstrom e ve në dijeni për këtë çështje, njëkohësisht me drejtuesen e ONM-së Ginovefa Calavera, drejtuesen e Komisionit të ?Vettingut? Genta Bungo dhe dy amabasadorë të huaj në Tiranë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Sipas kallëzimit që Shqiptarja.com e disponon të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe vëllai nga babai i Nordstrim, shtetasi Ferik Veliaj, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ish-drejtori i antikorrupsionit Ivi Kaso.

Shqiptarja.com mëson se, mes gjyqtarëve të kallëzuar në prokurori, janë Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion, Agim Bendo, Elona Muça etj, ndërsa mes prokurorëve janë Sokol Malaj, Besim Hajdërmataj, Enkeleda Millonaj, Daniela Sula etj.

Nordstrom kërkon nga prokuroria që ndaj këtyre njerëzve të drejtësisë të nisë hetim penal dhe disiplinor.

?Po ju drejtohemi me këtë kallëzim, për një çështje civile me objekt ?Padi trashëgimie? e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët, që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.

?unë, qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 7 vite për një ?Dëshmi Trashëgimie? të babait tim.

Një veprim i tillë mendoj se nuk ndodh as në Zimbabve, Zambia apo Kongo.

Madje edhe vetë ligji i xhunglës e respekton të drejtën hyjnore për të patur një nënë dhe një baba, ndërsa gjyqtarët shqiptarë kanë 7 vite që më sorollatin, duke më mohuar babanë dhe për të më vjedhur pasurinë, që lind nga e drejta e trashëgimisë??-thotë në kallëzim vajza e Vehbi Veliajt.

?Asnjëherë prokuroria e shtetit nuk ka denjuar të hetojë këtë grup gjyqtarësh të korruptuar, të cilët, jo vetëm që e zvarrisin procesin, duke u dorëhequr njëri pas tjetrit, por japin edhe vendime në mashtrim të ligjit, kur ata i detyron Gjykata Kushtetuese?-thotë më tej Anna Nordstrom në kallëzimin e saj paraqitur kryeprokurores Arta Marku.

Në fund, kallëzimin e saj Nordstrom e mbyll duke pyetur se edhe sa vite jetë duhet të humbasë për njohjen e babait të saj, të cilin ia ka njohur Gjykata suedeze në vitin 1973, por që, në vitin 2013 e në vazhdim, ja kanë mohuar gjykatat Shqiptare, pasi janë tërhequr me dhjetëra gjyqtarë nga gjykimi i kësaj çështje? /TemA

Lajmet e fundit nga