LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëndrimi i Shqipërisë në OKB/ Berisha tregon bisedën me Erdogan

22 Dhjetor 2017, 17:21, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një intervistë për televizionin AbcNews, teksa komentoi qëndrimin e Shqipërisë në OKB, ku u votua pro rezolutës dhe kundër SHBA-ve, ka hedhur dritë mbi një bisedë të tijën me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.

Sipas Berishës, qëndrimi i djeshëm i Shqipërisë në OKB, ishte “një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi të cilit ne i detyrohemi shumë”.

Ai u shpreh se rezoluta e OKB-së, kërkonte që të shmangte Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga zgjidhja e një problemi.

“Ekstrem pabesie ndaj një vendi të cilit ne i detyrohemi. Rezoluta kërkonte që të shmangte SHBA-të nga zgjidhja e problemit. Pa SHBA-të ai problem mund të shkaktojë një luftë botërore.”, – tha Berisha.

Teksa tregoi për një bisedë që ai kishte bërë me Presidentin e Turqisë, Berisha tha se ndonëse i kishte kërkuar me ngulm të votonte pro rezolutës për Palestinën, kohë më parë, sërish ai kishte zgjedhur që të mos ndryshonte qëndrimin nga SHBA.

“Erdogan më kishte kërkuar me ngulm të votoj pro Palestinës, por ia bëra të qartë se Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet SHBA-të. Shqipëria nuk mund të ndryshojë kurs për shkak të askujt”, – tha ndër të tjera Berisha. /CityNews

Lajmet e fundit nga