Connect with Us

Pere Goriot, Berisha të zgjedhë ndërmjet 呂同志 ambasador dhe The Donald president

Aktualitet

Pere Goriot, Berisha të zgjedhë ndërmjet 呂同志 ambasador dhe The Donald president

Publikuar

-

Votimi anti Trump dhe pro Sorros i regjimit të Tiranës në OKB e mbushi kupën. Ambasadori amerikan në Tiranë 呂同志 e ka qepur gojën e nuk po thotë asnjë fjalë ndryshe nga ambasadorja amerikane (nuse Shqipërie) në OKB Nikky Haley, e cila po sokëllin kundra atyre shteteve që votuan anti Trump në OKB, përfshirë Shqipërinëe Udhëheqsit global.

Kryemadhja e LSI-së me një instikt të brendshëm prej politikaneje iu sul me libër shtëpie regjimit Rama dhe Ramës personalisht për këtë votim. Në PD po reagojnë figura minore në rang këshilltari bashkiak, apo “Rambo” leshi, të cilin e trembi edhe Ndreca i Ministrisë së Arësimit, ndërsa tredharaku me eksperienca holandeze nuk shkëputet dot nga trashëgimia Sorros. Tredharaku ende shpreson se Ramën thuajse letër të djegur me urdhër të Aleksit, Sorrosit Jr. nuk do ta zëvendësojë Erionka i bashkisë por Lulushi i SHQUP-it (Sic!)

Në një shkrim tonin të para pak ditëve modestisht këshillonim regjimin Rama, që edhe për arësye të mbijetesës së regjimit, jo vetëm të mos votonte anti Trump, por edhe të hynte në bisedime e në pazar me izraelitët për ta transferuar selinë e ambasadës shqiptare nga Tel Avivi në Jeruzalem kundrejt një shpërblimi të majmëe politik (njohja e Kosovës nga Izraeli),ushtarak (tanket pakëz obsolet Merkava II) dhe ekonomik (selitë e ambasadave shqiptare e kosovare në Jeruzalem të na dhurohen nga Izraeli). Midis Shqipërisë dhe Sorrosit, regjimi Rama zgjodhi Sorrosin duke besuar verbërisht se siguria e regjimit dhe e parave të akumuluara nga regjimi është në duart e Sorrosit. Kjo mbetet të shikohet, nëse votimi anti Trump në OKB është rrjedhojë e një hesapi të hollë për të zgjedhur Sorrosin dhe jo Trumpin apo është një gabim letal i Edvinit kryeminsitër, një ngatërresë e letrës higjenike me letrën zumpara.

Mbetet të shihet, nëse Berisha në këtë moshë të avancuar do ketë kurajon që të hidhet me të tëra (lock, stock and barrel) në kampin e Presidentit Trump, njëlloj si Pere Gorit-i francez, që u ngrit nga shtrati i sëmurë për të rifilluar tregëtinë e grurit me portet e Detti të Zi për të ribërë para me thasë, me qëllim që të paguante për tekat e shtrenjta të dy vajzave të veta. Fjala vjen a ka takat e vuxhut Berisha, që para Vitit të Ri të organizojë një demonstratë qoftë edhe me prezencë modeste para selisë së Ambasadës Amerikane?! Demonstrata të jetë plot me parrula pro Trump dhe anti Ramë.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19/ Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

Nuk besoj se ambasadori 呂同志 sorrosxhi në Tiranë do guxojë të dalë kundra një demonstrate thellësisht pro Presidentit Trump dhe anti regjimit Rama. Ambasadori 呂同志, ndonëse vepron sipas asaj thënies së vjetër shqiptare: ha bukën e turkut (Trumpit) dhe bën davanë e kaurrit (Sorrosit), nuk është tip vetëvrasës, që të përfundojë jo vetëm i papunë si paraardhësi Arvizu, por edhe nën hetim të paktën administrativ! Thejsht do shtrëngojë dhëmëbt, do e hajë turpin me bukë dhe do ia raportojë demonstratë pro Trump desk officer-it në Uashington dhe më pas dashtë Zoti ‘skifterët” në Hstëpinë e bardhë do ibëjnë dac llogaritë bankare nga Scotia Bank në Tortola Island te ABI Bank në Tiranë!!!!!!!!!!!!!

Sa për Lulushin, ai le të presë e të shpresojë me gishtin në gojë, se ndoshta thyen qafën politikisht ose fizikisht Erionka dhe Aleks Sorrosi e emëron kryeministër të Shqipërisë. Prit Lulush të mbijë bar (kolltuku kryeministerial), i thonë kësaj meseleje. Një demonstratë e tillë do tregojë se Berisha nuk ka më vetëm dëngla plaku në Facebook apo me raste, kur e lejon Grida dhe Salianji, në sallën e Kuvendit. Një demonstratë e tillë do flasë, do bucasë, do ketë jehonë si në lajmet e mediave të jashtme edhe të atyre botërore. Jo për ndonjë gjë, po anglezët nuk e kanë kot atë proverbin” Actions speak louder than Words”!/ GJERGJ THANASI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Publikuar

-

Nga

Padia e Berishës ndaj Blinken/ Kikia: Provë e fortë për drejtësinë

Gazetari Mentor Kikia ka folur për emisionet që kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, kur kohët e fundit janë parë qytetarët që të vrapojnë pas ish-konkurentëve të “Përputhen” vetëm e vetëm për të bërë një foto.

Kikia tha se në këto raste nuk do të fajësonte turmën, por median që sipas tij nuk po prodhon kulturë.

Sot nuk prodhohet më kulturë. Shumë qyteta kanë një mungesë teatri, televioznet kanë mungesë emisonesh për fëmijë dhe për këtë do fajësoj median dhe jo turmën”, u shpreh ai në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Më tej gazetari deklaroi: “Populli gjithandej është popull. Mes turmës dhe medias do fajësoja median sepse është më e përgjegjshmë mbi atë që i bën turmës dhe mendoj se dhe ata që i prodhojnë këto emisone janë koshientë, por kjo është biznes. Gabimi qëndron te ajo shtresë e shoqërisë që duhet të jetë pararoja e shoqërisë.

Se një 5% është ajo që prodhon kulturën, shkencën pjesa tjetër është popull, këtu është prishur ky ekulibër, nuk kemi një shtresë që të prodhojë këtë. Dhe kështu turren këto turma pas atij personi që kanë parë në televizion. Pse nuk ka kinema, teatër, emisone për fëmijë. Kur duhet që këto mend të bëhen bashkë për një drejtim të caktuar për të bërë një vërejtje të madhe nuk e bëjmë dhe drejtojmë gishtin tek ajo turma që do vazhdojë të rritet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

LEXO EDHE:  Shënim/Takimi Rama-Basha përtej protokollit

LEXO EDHE:  “Nuk është president por peshkatar”/ Rama ironizon keq Metën

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i Bundestagut gjerman ofron ndihmesë në zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, po përpiqet të japë ndihmesë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Bundestagut,  Wolfgang Schäuble priti të hënën, më 21 qershor,  homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Në qendër të bisedimeve në ndërtesën e Rajhstagut në Berlin ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në BE dhedialogu me Serbinë, thuhet mes të tjerash në një deklaratë të Bundestagut.

“Nisur nga sfidat globale, duhet të arrijmë që ta mbajmë Evropën të qendrueshme dhe këtu hyjnë edhe marrëdhëniet e qendrueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Schäuble.

Kryetari i Bundestagut u tregua i gatshëm  të japë kontributin e tij për dialogun. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, sipas deklaratës së Bundestagut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për momentin, për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

LEXO EDHE:  Shënim/Takimi Rama-Basha përtej protokollit

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19/ Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

Por ngritja e një asociacioni të tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe hidhet poshtë pothuajse nga i gjithë spektri partiak në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha Deutsche Welle-s, në një intervistë, se krijimi i një Asociacioni të tillë me kompetenca ekzekutive do të shkatërronte funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe është kësisoj i papranueshëm nga ana e Kosovës.

Temat e tjera në takimin e parë të Konjufcës në Berlin, në cilësinë e kryeparalamentarit, ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj.

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić. DW

LEXO TE PLOTE