LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mot i kthjellët por shumë i ftohtë/ Ja sa do arrijnë temperaturat

22 Dhjetor 2017, 07:48, Aktualitet CNA

Sot vijon dominimi i motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë, përjashtuar ekstremin Verior ku do të ketë vranësira të përkohshme gjatë pjesës së parë të ditës.

Gjatë pasdites dhe orëve të natës moti i kthjellët dhe i ftohtë mbetet dominant në të gjithë territorin por vranësira të shpeshta do të ketë në Veri-Verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por një rritje me 1-2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin.

Era do fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Verilindor, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 ballë./ CityNews

Lajmet e fundit nga