LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji i Speciales/ Mungesa e kuorumit dështon përpjekjen e dytë të seancës së jashtëzakonëshme

22 Dhjetor 2017, 21:32, Aktualitet CNA

Përpjekja e dytë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonëshme për ndyrshimet në Ligjin e Gjykatës Speciale, ka dështuar sërish.

Shkak këtë herë ka qenë mosqënia e kuorumit, nga që prezentë nuk ishin as përfaqësuesit e partive opozitare e as përfaqësuesit e Listës Serbe, raporton “zeri.info”.

Me kërkesën e 43 deputetëve është kërkuar që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe të Prokurorisë Speciale.

Ndryshime këto që kanë alarmuar të gjithë trupin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe veçanërisht ambasadën e SHBA dhe përfaqësinë e BE-së. Këto të fundit jo vetëm kanë shprehur indinjatën e shteteve të tyre, por i kanë bërë thirrje lidershipit kosovarë të mos e ndërmarrë hapin e ndryshimeve të tillë që mund të kthejnë në pikën zero fatin perëndimor të vendit, duke sjellë izolimin e tij.

Ndërkohë që dy përpjekjet e mbrëmjes së sotme për mbledhjen e jashtëzakonëshme kanë dështuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se për mbledhjen e radhës do të njoftojë me kohë.

Lajmet e fundit nga