LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryepeshkopi Anastas: Pasuesi im, shqiptar

22 Dhjetor 2017, 18:13, Aktualitet CNA

Duke bërë një përshkrim të vështirësive, por dhe të punës kolosale në këto 25 vite që ndodhet në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, kryepeshkopi Anastas ka deklaruar në një intervistë për televizionin grek ?SKAI? se, pasardhësi i tij padyshim që do të jetë shqiptar.

Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk është me asnjë parti politike, nuk ngatërrohet përgjithësisht në politikën e vendit, por çdo ortodoks është një anëtar përgjegjës, një qytetar që duhet të ketë rol dhe pozicionim për problemet e ndryshme, ka thënë më tej ai.

Nuk duhet ta gjejmë fajin te të tjerët, por në radhë të parë te vetja, ka theksuar kreu i Kishës Autoqefale shqiptare, kur ka komentuar krizën që po kalon Greqia, ndërsa ka folur edhe për Islamin, duke shpjeguar se është një fenomen në zhvillim.

Problemi ? ka thënë ai, ? qëndron se shtetet perëndimore nuk janë marrë sistematikisht me të. Për më tepër janë treguar snobe ndaj Krishtërimit, duke lënë boshllëqe, nëpërmjet të cilave ka depërtuar Islami ekstrem.

?Islami nuk është një çështje e lehtë. E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk eksizton një Islam i vetëm. Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë. Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta?, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.

Për sa i përket ngjarjeve në Himarë, ai ka theksuar se çështja e pronave në Shqipëri, në përgjithësi është tepër komplekse dhe ka vonesa gjyqësore, ashtu si dhe me pronat e kishës, por ka shtuar se çdo gjë duhet të zgjidhet me dialog dhe pozitivitet mes palëve. /Top Channel

Lajmet e fundit nga