Connect with Us

Ish-ministri i Ramës zbulon abuzimet e kryeprokurores së re/ Marku ti dorëzohet Vettingut

Aktualitet

Ish-ministri i Ramës zbulon abuzimet e kryeprokurores së re/ Marku ti dorëzohet Vettingut

Publikuar

-

Zgjedhja e Znj. Arta Marku në krye të Prokurorisë është avaz i vjetër i marrjes në mbrojtje të prokurorëve që kanë sjellë këtë “prokurorinë e keqe” që kemi sot.

Kështu është shprehur ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë dhe një analizë të mënyrës si u zgjodh kryeprokurorja e Përkohshme, ndërsa tregon edhe disa, sipas tij, abuzime me detyrën që zonja Marku ka bërë gjatë kohës që ishte prokurore në Shkodër.

Sipas Manjanit, çështja për publikun është: a mund të drejtojë prokurorinë një prokuror që deri më sot ka kontribuar në krijimin e së keqes?

Ndër të tjera Manjani shkruan se “po të kishte merak Kushtetutën, zonja nuk duhet të kandidonte, pavarësisht ftesës së miqve të saj deputetë Rilindas!”

Postimi i plotë i Manjanit:

Përse Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet nga prokurorët!
————-
Një nga qëllimet kryesore të Reformës në drejtësi ishte shkatërrimi i cooporatizmit. Dmth e mbrojtes që gjyqtarët e prokurorët i bënin vetes.

Kjo nuk lejonte ne fakt suksesin e inspektimeve që bëheshin si nga Ministri i Drejtësisë ashtu edhe nga KLD apo Prokurori i Përgjithshëm. Mbi 80% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të proceduar pas inspektimeve nuk ju hyri gjëmb në këmbë, sepse kolegët e tyre i mbrojtën!

Reforma në drejtësi duhet ta mbyllte këtë epokë, por e filloi me të njëjtin avaz!

Zgjedhja e Znj Arta Marku në krye të Prokurorisë është avaz i vjetër i marrjes në mbrojtje të prokurorëve që kanë sjellë këtë “prokurorinë e keqe “ që kemi sot!

Zonja Marku e proçeduar më parë nga Ministri Alibeaj, ja hodhi paq pasi u mbrojt nga koleget e saj. Ajo u procedua për një shkelje shumë të rëndë: mbajti në burg pa ligj një shtetas!!!

Heqja e lirisë pa vendim është dhunim kushtetues i të drejtave të njeriut! Ndoshta prandaj dhe u betua në mikrofon dhe jo në Kushtetutë!!!

Dje më ka ardhur një denoncim tjetër nga Shkodra. Zonja V.O pronare e një toke në shkodër gjendet sot pa asnjë mundësi për ta shfrytëzuar atë tokë. Mbi të është vendosur tashmë një pallat plot 11 kate.

LEXO EDHE:  Po për energjinë, ku ishe zoti ish-ministër?

Nuk ka asnjë dokument që të provojë se pronarët të kenë rënë dakort. Ndërtuesi, si gjithmonë, i fuqishëm siguron edhe lejen por edhe drejtësinë.

Prokurorët, përfshi edhe zonjën Arta Marku, nuk panë asnjë vepër penale në këtë rast. Pavarësisht se drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës Zoti Granit Shahu, e kishte udhëzuar prokuroren Marku të hetonte thellë, kjo e fundit e pushoi çështjen sapo doli ligji i ri ku prokurorët nuk merrnin më urdhezime nga eprorët!

Hile e njohur kjo në këtë kohë tranzicioni. Edhe zonja Prokurore e Përgjithshme e paska shfrytëzuar!

Si këto raste ka edhe të tjera, jam i sigurtë. Une i ftoj të gjithë ti denoncojnë tek struktura e Vetting!

Por çështja për publikun është: a mund të drejtojë prokurorinë një prokuror që deri më sot ka kontribuar në krijimin e së keqes?!

Me tej akoma, të gjithë ata që kërkojnë hetim të korrupsionit, a mund tja bëjnë këtë një Prokurori/je që ka refuzuar të hetojë një pushtim toke evidente?! Po e njejta prokurore ka mbajtur dike tjetër në burg pa ligj!

Ky është kulmi i shkeljes së Kushtetutës! Zaten po të kishte merak Kushtetutën, zonja nuk duhet të kandidonte, pavarësisht ftesës së miqve të saj deputetë Rilindas!

Ja pra ku është goditur zemra e reformës. Emërime të tilla nuk ngjallin as besim e as shpresë se do kemi Prokurori më të mirë!

Ato nxisin coorporatizmin dhe konfirmojnë dyshimin publik se prokuroria do ti shërbejë qeverisë e jo shoqërisë!

Në të shkuarën thuajse të gjithë Prokurorët e Përgjithshëm erdhen nga jashtë prokurorisë. Kjo i avantazhoi ata për të mos mbajtur përgjegjësinë e prokurorëve hileqarë!

Zonja Marku është njëra prej prokurorëve të zakonshëm e hileqarë! Ndaj ajo ska se si të dalë kundër hileve të kolegëve të saj!

Prandaj KLP do te duhet të eksplorojë kandidatë të tjerë me integritet dhe tja dorëzojë zonjën Marku Vettingut!

P.S ky arsyetim vlen edhe për ata të huaj që po marketojnë zonjën si zgjidhje të mënçur…/ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  “Paketa Anti-KÇK antikushtetuese”/ Manjani: Kryeministri ti japë hesap popullit

LEXO EDHE:  “Nuk funksionon kështu o njerëz”/ Ish-ministri i Ramës “ngre zërin” kundër paketës anti-shpifje

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  Ish-ministri nxjerr “zbuluar” Ramën/ Ky është mashtrim publik

LEXO EDHE:  Veliaj i zhgënjyer pas vendimit të Metës për Teatrin/ Reagon ish-ministri

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  “Opozita me e marrë peng”/ Ish ministri i Ramës dy fjalë për Reformën Zgjedhore

LEXO EDHE:  “Hashash dhe Covid”/ Ish-ministri i Ramës zbulon prapaskenat e përplasjeve politike

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE