LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama si antiamerikan

22 Dhjetor 2017, 14:52, Aktualitet CNA
Edi Rama si antiamerikan

Kryeministri i Shqipërisë, prej tre ditësh është duke kaluar Krishtlindjet në SHBA, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

Kjo tregon “dashurinë” e Ramës për Krishtlindjet amerikane dhe miqtë e tij që e presin dhe e përcjellin nga përtej oqeanit.

Dje për ti bërë qejfin vëlla Erdoganit, Edi Rama votoi kundër SHBA-ve, duke kaluar Krishtlindjet në SHBA. Andej nga Korça I thonë “ha bukën e kaurrit, dhe bën duvanë e myslimanit”, por për të mos u keqkuptuar dhe për ta larguar këtë shprehje nga konatacioni fetar, Edi Rama e ka bërë njësoj. Shijon Krishtlindjet e tij amerikane dhe voton kundër interesave të Amerikës. Për më tepër kërkon që të zgjedhë dhe vendosë ai ku do ta ketë ambasadën SHBA në Izrael, në Tel Aviv, apo në Jerusalem.

Përtej këtij fakti mund të themi që ky nuk është rasti i parë i Edi Ramës, që sillet si lider global dhe ka qasje provokative dhe kundërshtuese me amerikanët. Për një veprim të gabuar të tij, përplasjen e parë e pati me armët kimike. Më pas shkoi dhe doli në CNN, u përfshi në garën presidenciale, doli kundër presidentit aktual Donald Trump. Tani shkon dhe voton kundër amerikanëve dhe kundër interesave të shqiptarëve të Kosovës dhe shijon Krishtlindjet e tij amerikane.

Ndoshta Krishtlindjet do të ishte më mirë të shkonte ti festonte në Palestinë, aty ndoshta mësonte se ai shtet që dje e mbështeti Edi Rama me votën e tij, është kundër Pavarësisë së Kosovës.

Ne kemi një kryeministër që fut turinjtë dhe vepron si lider global, kur në fakt vendimet e tij personale janë kosto për shqiptarët dhe Edi Rama nuk mund ti shlyejë duke pushuar në SHBA apo duke votuar kundër vendimeve të presidentit Trump./ CityNews

Edi Rama tani një kryeministër antiamerikan

Lajmet e fundit nga