LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reportazh/ Metamorfoza

21 Dhjetor 2017, 12:19, Aktualitet CNA

?Në fillimet e mia? Kam qënë shumë i prapë, dy gurë bashkë nuk lija.

Njerëzit  i japin kuptim të figurshëm, se në të vërtetë përtojnë kaq shumë sa si zor të përkulen për t?i ndarë  gurët që natyra i  ujdis pranë e pranë…ata janë përtacë për të bërë një gjë kaq pa kuptim për ta!

Unë isha lum i ri, i guximshëm dhe e bëja vërtetë, i ndaja, i rrokullisja, i merrja me vete, i vërvisja njërin në të majtë e tjetrin në të djathtë, nuk lija dy gurë bashkë!

Shkoja edhe më tej, kaq me dëshirë e kisha këtë punë sa që  luaja, i rrotulloja, i lëpija me ujrat e mia dhe në mbarim ata nuk kishin më cepa të shëmtuar, por ktheheshin në zaje të butë dhe të ëmbël. I kisha shumë qejf gurët!?

GJEOGRAFI

Grekët, apo më mirë vllehët e shpateve veriore të Gramozit e quajtën Eordaikos (?????????) dhe nuk kishin asnjë dyshim për sjelljen e mëtejshme të përroit që më pas do të bëhej një lum i njohur.

Në fushën e Korçës, latinët i vunë emrin e tyre, që i shkonte për shtat një lumi plot të papritura, tekanjoz në kulm që sot e gjeje këtu, pas ca kohësh ndërronte mëndje dhe jo vetëm kaq, ndërronte edhe shtrat, vërvitej aty ku e ndjente veten më rehat duke gërryer, mbushur, lëpirë ato toka që i përkëdhelte, pastaj i sulmonte dhe në fund, i kënaqur nga loja, qetësohej për ca kohë brënda shtratit me brigje të ulta.

Pikërisht për këto sjellje, ja hoqën emrin e parë që i kishin vendosur, Apsus, dhe i vunë festën sipas kokës: emri i ri Deabolis (Djall) ishte i duhuri.

Me kalimin e kohës, gjuha shqipe që shquhet për ndryshimet që u bën emrave të pushtuesve duke i kthyer në trajtë vendase e ktheu Deabolisin latin në Devoll (Devil-i anglez kaq pranë?)

Por edhe lumi nuk u mjaftua të qëndronte në fushën së cilës i dha edhe emrin e vet me zemërgjerësi, fushën e Devollit.

Më tej kaloi në torfat e ish kënetës së Maliqit dhe çau me durim nga Moglica e përtej në kanionet e ngushta deri në Gramsh.

Aty gjen hapësirë për tu qetësuar njëfarësoj, zgjerohet dhe shtriqet më rehat në veri të Kuçovës dhe pasi harbon në gjithë fushën që gjen më tej, bashkohet në Arrëz me binjakun e tij nga babai, Osumin (të dy lumenjtë lindin në shpatet veriore të Malit të Gramozit (Gramato, në vllahisht).

Bashkimi dihet që bën fuqinë, aq më mirë kur ky bashkim bëhet me vëllanë dhe kështu i zmadhuar, me një shtrat të denjë për një lum me ujra të bollshme qetësohet përfundimisht dhe merr pamjen e sjelljen e një rrjedhe që kërkon të shlyejë dëmet dhe prapësirat që ka bërë më lart.

E dëshiron kaq shumë këtë ndryshim dhe ja arrin, pasi tani të dy bashkë quhen Seman dhe kujtimi i emrit të vjetër që e afronte me djallin ka mbetur pas. Në fund të udhëtimit të gjatë prej 196 km (për Osumin vetëm 161 km) Semani derdhet qetësisht në Adriatik.

Erdhi një kohë që askush nuk më ndalte, njerëzit më kishin pranuar dhe luteshin të bashkëjetonin me çapkënllëkun tim. Megjithatë diçka po ndryshonte.

Çdo gjë filloi diku aty, në veri të Kuçovës kur erdhën ca njerëz që flisnin ndryshe, jo shqip, që lëviznin ndryshe, jo me qerre dhe karro dhe që mbillnin ndryshe, jo misër dhe pemë.

Në fillim m?u bë qejfi, për nderin tim ata vendosën që kantjerin ta emërtonin DEVOLl. Gjuhën e tyre nuk e merrja vesh në fillim, pastaj mu kujtua koha e largët e romakëve me latinishten e tyre. Këta ishin pasardhësit e latinëve, italianët.

Ata sollën makina të mëdha, shpuan dhe mbollën kulla të zeza të larta, në fillim dhjetra e pastaj qindra prej tyre. Kullat erdhën deri pranë brigjeve të mia, ju sulën pastaj kodrave dhe dukeshin si pyll i dëndur i zi.

I zi ishte edhe lëngu që nxirrnin, naftë e quanin. Ndonjëherë ai lëng i trashë derdhej në ujrat e mia dhe qëndronte sipër valëve të turbullta dhe përhapej mbi to pa u bashkuar me mua. Unë nuk e pranoja, e dëboja brigjeve.

Mbi brigje kisha bërë të mbinin ferra, plepa dhe shelgje, të gjitha ato ndoteshin e nxiheshin nga ky lëng.

Pas kësaj filloi të mos më pëlqente as nderi që më bënë me emrin, Devoli ishte shumë më pak mashkullor se Devolli dhe ajo ll-ja e plotë e shqipes ishte ajo që bënte diferencën.

Por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që më ndodhi më vonë…

Nuk kisha parë gjë akoma!

PLAZHI

Devolli në afërsi të Kuçovës u kthye në plazhin e preferuar të banorëve të qytetit, për të gjithë ata që nuk arrinin dot deri tek fletat e kampit në shtëpitë e pushimit të punëtorëve.

Nuk mjaftonin qindra fletë-kampi për mijra punëtorët e uzinës mekanike, ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës, të shpim-kërkimit, të TEC-it, Laboratorit të naftës, uzinës së përpunimit të naftës, shpim-shfrytëzimit, uzinës së aviacionit, ndërmarrjes tregtare, komunale, npa, npv etj si këto.

Grupe të rinjsh, shoqëritë e lagjeve dhe mëhallave, kolektiva punëtorësh me leje të zakonshme madje edhe familje të tëra niseshin shpejt në mëngjes dhe pas gati gjysmë ore udhëtim mbërrinin në plazhet e gjëra të lumit për të ngritur në zallishte apo mbi kum (rërë) ca streha basme mbi purteka të epshme shelgu apo kallami.

Ishte i famshëm  vendi i quajtur ?tek Arra? famë që fatkeqësisht nuk ishte e lidhur vetëm me thellësinë e lakmueshme, por edhe me fatkeqësitë që ndodhnin gati çdo vit atje. Lumi merrte rregullisht viktimën e rradhës, që zakonisht ishte djalë i fortë, mes atyre që guxonin të sfidonin thellësinë dhe vorbullën thithëse të atij vendi të lakmuar, por të cilit i trëmbeshin të gjithë.

Ndonjë vit  viktima e radhës qëllonte të ishte fëmijë që i kishte shpëtuar kontrollit të prindërve, por ky ishte risku i lumit, ai donte flinë e vet të përvitshme. Të tjerët, më pak të hedhur në trimëri,  kënaqeshin me ujin që i freskonte prej vapës me nam të Kuçovës, mjaftonte të rrije shtrirë dhe të mbuloje trupin në valëzimin e freskët të Devollit.

Rreth drekës hanin atë që kishin marrë me vete, pinin ujin e botileve prej qelqi fshehur nën shelgjet dhe flinin deri mbasdite.

Nga fundi i kësaj periudhe lulëzimi të Devollit si plazh, administrata e qytetit u kujdes që të çonte atje edhe një tubacion me ujë të pijshëm, madje, arriti edhe një njësi ambulante e shitjes së pijeve freskuese, arançatave apo limonatave, se birrat nuk mjaftonin për lokalet e qytetit,…

Pastaj papritur nuk mund të bëhej më plazh, uji i lumit ishte katandisur në një sipërfaqe të lëngëshme të holluar, ku mezi dallohej një lëvizje e lehtë.

Peshqit e vegjël tulateshin nën zaje dhe shkurre, ku të notonin?

Ju thashë që ndotja nga nafta nuk ishte asgjë, veç fillimi?

Nuk kisha parë asgjë akoma!

Kisha bredhur i lirë deri tani?

Kisha përmbytur fusha?

Çarë male?

Rrokullisur shkëmbinj e gur?

Më kishin quajtur Deabolis? Pastaj Devoll?

Kishin marrë fund të gjitha këto.

Njerëzit ishin djallëzuar, kishin marrë djallëzinë prej meje, më kishin zhveshur nga ajo që më kishte bërë krenar gjithmonë.

Ngritën një pengesë në Vlashuk, një digë.

Uji im nuk mund të rridhte më sipas qejfit, për herë të parë nuk mund të shkoja ku të më shkrepej mua, por atje ku donin ata.

Më futën në një kanal dhe më çuan drejt perëndimit në një vënd që e quanin…

Po kush e merrte vesh si e quanin?

Kuçovarët e thirrën Kënet?e Thanës.

Lushnjarët…rezervuari i Murrizit.

Kozarakët e quajtën Rezervuari i Thanës.

Banorët e Vlashukut zgjodhën Liqeni i Thanës.

Zyrtarët e hartave: Ujëmbledhësi i Murrizit.

Unë e quajta Burgu im!

Ujrat m?i çuan dhe burgosën në këtë vend me shumë emra dhe në fillim nuk e mora vesh pse po e bënin këtë gjë të pakuptimtë.

Më pas, kur gjithë ai peizazh u shndërrua në një liqen plot me ujë, (uji im, krenohesha), më futën në një kanal tjetër dhe më çuan nëpër fusha për të vaditur.

Atëhere ja fala djallëzinë  njerëzve, ishte një djallëzi për mirë, punë e madhe se plazhistët e mi të Kuçovës nuk kishin mjaftueshëm ujë për të notuar ?te Arra?!  Por nuk kisha parë gjë akoma!

HIDROCENTRALI

Në vitet ?80, u vendos për ndërtimin e një hidrocentrali në vendin e quajtur Banjë, poshtë Gramshit.

Projekti u hartua, punimet filluan më 15 qershor 1986 dhe emërtimi i veprës ishte pretencioz: Kompleksi  Hidroenergjitik i Banjës.

Në vitin 1990 punimet kishin arritur në 50% të realizimit të tyre dhe befas…mbaroi çdo gjë!

Nuk mjaftonin fondet,u braktis, bari mbiu përsëri mbi kantierin e filluar, shkurret u bën zotërit e gjithë luginës dhe ëndrra u zhbë.

Në vitin 2007 arritën austriakët dhe norvegjezët e Statkraft. Nga viti 2013, fuqia e ?Devoll Hydropower? rigjallëroi kantjerin e vjetër, hoqi ndryshkun, ndërtoi digën, centralin dhe në prill të 2016-ës përuroi përfundimin e punimeve të hidrocentralit të Banjës.

Kjo ishte ç?ishte: djallëzia e njerëzve nuk kishte kufi.

Në Banjë, aty ku deri atëherë pushoja pak pas vrapimit të tërbuar që prej grykës së Moglicës, bllokuan rrjedhën time përsëri, por jo si atje poshtë në Vlashuk, ku shumë shumë më detyruan të shkoja atje ku donin ata, por gjithsesi më respektonin dhe më trajtonin si ujë, rridhja lirisht edhe në shtratin e ri, pa më lënë pa shtratin e vjetër ku vazhdonte pjesa tjetër imja.

Banja qënka një djallëzi e re: më fusin në errësirën e tuneleve pa dritë, në tuba dhe pastaj më e keqja vjen kur përfundoj në ca si kërmij gjigand prej çeliku që këta i quajnë Turbina Francis.

Atje përfundoj mbi ca thika që sikur duan të më presin e copëtojnë…a mund të pritet e gjakoset uji, qoftë edhe me thikë të mprehtë, qofshin edhe me qindra thika rrotulluese?

Pasi dal prej tyre pa asnjë dëm në trup, më lejojnë të vazhdoj në shtratin e vjetër por pasi kam rrëshqitur me shpejtësi në një pasqyrë të lëmuar betoni. Aty më merren pak mëndtë, nuk jam mësuar me kaq shpejtësi, por asnjë pasojë tjetër.

Ata krenohen me mua, energjinë që prodhoj nga kalimi i detyruar në turbinat e tyre gjakësore plot thika e quajnë ?të pastër? dhe më duket se u mësuan keq, kërkojnë të ndërtojnë edhe dy kurthe të tjera me kërmij e thika.

Le të bëjnë ç?të duan, tani e di që asgjë e keqe nuk më ndodh, përveç asaj marramëndjes së lehtë në rrotullim dhe dalje, pjesa tjetër më pëlqen.

STATKRAFT

HEC-i Koklës do të vendoset në grykën e ngushtë  në hyrje të kanionit, në mesin e luginës së Devollit. Ky HEC është i dyti në renditje dhe centrali elektrik  më i vogël i projektit Hidroenergjetik të Devollit. Diga e HEC-it të Koklës ka një lartësi prej afërsisht 50 metrash.

Ai shfrytëzon rënien nga një lartësi nga 350 metra deri në 295 metra mbi nivelin e detit.
HEC- i i Moglicës është centrali elektrik më i madh  që do të ndërtohet në pjesën e sipërme të Projektit Hidroenergjetik  të Devollit. Ky HEC shfrytëzon rënien prej 300 metrash ndërmjet 650 metra dhe 350 metra  mbi nivelin  e detit. Diga me një lartësi prej 150 metrash  ështe nje shtresë e papërshkrueshme asfalto-betoni  dhe do të jetë më e larta në botë për tipin e saj.
LUMI

Tani jam lum i qetë, por jo në pension. Punoj fort dhe pa bërë dëme. Përkundrazi, shkoj me qetësi në fushat e misrit, grurit, frutave, perimeve dhe përveç këtyre, prodhoj edhe atë, energjinë elektrike pa të cilën njerëzit nuk bëkërkan dot.

Nuk e fsheh se ndonjëherë më pëlqen të tërbohem dhe të livadhis i lirë si dikur, por…

Nuk jam i lirë të jem i lirë,  të bëj paudhësira, por pa çka, nuk është fundi i botës.

Mbi të gjitha, askush nuk mund të më thojë më ?S?ke parë gjë akoma!?

I kam parë të gjitha dhe i pranoj.

Në fund të fundit, ?Më mirë Shënjt, se Djall!?/Dhmitër Druga

 

Lajmet e fundit nga