LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazniku tregon projektet e Bashkisë për 2018

21 Dhjetor 2017, 15:43, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, teksa ka folur për miratimin e buxhetit 2018, ka treguar dhe projektet që i përfshin ky buxhet në vitin e ardhshëm.

“Buxheti i sivjetshëm është dy herë më i madh se buxheti që gjetëm në Bashki në 2015. Buxheti i 2018 përfshin disa projekte madhore.

1-Do të vazhdojë puna për sheshin “Skëndërbej”. do të rikonstruktohen parqet midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë Transporteve, parku midis Bashkisë dhe Bibliotekës kombëtare, si dhe rikonstruktimi i parkut midis Bibliotekës Kombëtare dhe Hotel Tirana International.

2-Do të nisin punimet për ristrukturimin e Piramidës

3Do të nisin investimet për rrjetin e çiklistave në qytet

4-Do të vijojmë në mënyrë të qenësishme zgjerimin e bulevardit në drejtim të lumit të Tiranës

5-Do të vijohet puna për rehabilitimin e lumit të Lanësm si dhe zgjerimi në lindje dhe përëndim i saj”. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga