LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja Meta-Veliaj/ Pse i firaksin këshilltarët LSI-së në Këshillin Bashkiak?

21 Dhjetor 2017, 12:53, Aktualitet CNA

Me 27 korrik të këtij viti, LSI-ja ka përjashtuar dy këshilltarë bashkiakë, Genta Mezinin e Agim Krajën, të cilët votuan pro, rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

LSI në atë kohë sqaronte se votimi i tyre ishte tërësisht personal dhe për interesa korruptive.

Po ashtu, me datë 23 nëntor të po këtij viti, Naim Halili është një tjetër këshilltar i Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili votoi pro projektvendimeve të Bashkisë së Tiranës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në një reagim për mediat ai ka sqaruar se vota e tij ?pro? ishte për të mos bllokuar punën në Tiranë. Duke vlerësuar punën e bërë deri më tani nga kryebashkiaku Veliaj. Dhe më pas Halili iku nga LSI, duke ju bashkuar PS.

Ndërsa sot sërish ?rastësisht? ndodh e njëjta situatë. Ka qënë pikërisht një këshilltare e LSI, e cila ka plotësuar kuorumin e nevojshëm që Këshilli Bashkiak i Tiranës të miratonte buxhetin 2018.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Këshilltarja e LSI-së Bora Panajoti, u shndërrua në ?shpëtim? për Erion Veliajn.

LSI në fillim bojkotoi mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, por pasi pa që mungonte në Këshill përfaqësuesja e FRD, Mirela Bogdani çoi në mbledhje edhe një përfaqësuese tjetër të LSI, Bora Panajoti, nënkryetare e LSI në Këshillin Bashkiak të qarkut të Tiranës.

Panajoti, bashkë me Agim Krajkën, Genta Mezinin dhe Naim Halilin, e çojnë në katër numri i këshilltarëve të LSI në shërbim të Veliajt.

Pra LSI çon në çdo mbledhje nga një këshilltarë, sa të plotësojë numrin 31, që i duhet Valiajt për të miratuar vendimet.

Deri tani janë katër këshilltarë të LSI që janë përdorur si ?komardare? shpëtimi nga LSI për Veliajn, por Kryemadhi ka edhe nëntë këshilltarë të tjerë rezervë, që mund ti përdorë sërish në çdo moment për të shpëtuar kryebashkiakun Veliaj.

Nga burime të sigurta CityNews.al ka mësuar se ekziston një marrëveshje mes Veliajt dhe presidentit Meta dhe sa herë që Veliaj ka nevojë, shpëtimtarja e tij do bëhet LSI-ja.

Në zbatim të kësaj marrëveshje, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila aktualisht ka një marrëveshje me PD, për një aksion të bashkuar opozitar kundër PS, është vetë po kjo që gjendet pranë Veliajt sa herë që ky i fundit ka nevojë.

Këshilltarët e LSI votojnë pro Veliajt, jo sepse ashtu duan ata, por sepse ashtu urdhërohen nga Kryemadhi.

Nga ana tjetër, Monika godet me çizme Edi Ramën, shefin e Veliajt, nga ana tjetër i plotëson votat Lali Erit sa herë që ato janë mangut. Kjo është LSI-ja, që shkon aty ku është tepsia. Nuk ka tepsia e Ramës, por ka tepsia e Lali Erit./ CityNews

Lajmet e fundit nga