LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha tregon sesi u futën flakadanët në Kuvend

21 Dhjetor 2017, 16:38, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka zbuluar sesa deputetë kanë futur në Kuvend mjetet piroteknike, me të cilat u shkaktuan incidentet gjatë votimit të Arta Markut, për postin e Kryeprokurores së Përkohshme.

Sipas Artan Hoxhës, 4 janë deputetët të cilët kanë futur në Kuvend mjetet piroteknike, apo ndryshe flakadanët, ndërsa shpjegoi edhe se si kanë arritur t’i shpëtojnë kontrollit.

“Janë 4 deputetë që kanë futur mjetet piroteknike në Kuvend. Ata janë futur nga dera e pasme dhe nuk janë detektuar”, – tha ndër të tjera Artan Hoxha, ndërsa la të pa identifikuar se kush janë deputetët në fjalë.

Kujtojmë se burime të CityNews, thanë që një nga deputetët që kanë futur flakadanët në Kuvend është Grida Duma, e cila i ka siguruar ata nga kunati i Bashës. Më pas ajo ia ka dhënë Salianjit dhe Endrit Hasës. /CityNews

Ku i kishte fshehur Grida, flakadanët që u hodhën në Kuvend?

Lajmet e fundit nga