LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

50 mijë euro bredhi në Romë/ Si furçë tualeti

21 Dhjetor 2017, 21:50, Aktualitet CNA

Bredhi i Vitit të Ri në qendrën e qytetit të Romës, ka nxitur reagime të ashpra tek qytetarët e në veçanti tek departamenti për kontrollin e shpenzimeve të parasë publike.

Bredhi është i lartë 21 metra edhe është sjell në Romë nga Dolomiti. Për dekorimin dhe transportimin e bredhit ishin ndarë plot 50 mijë euro, që i bie afro tri herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar, pretendojnë qytetarët e Romës.

Ata gjithashtu kërkojnë që ajo me urgjencë të largohet dhe të vendoset një bredh më i bukur. Shumica e qytetarëve madje e kanë krahasuar bredhin e vendosur në qendër të qytetit me furçën e tualetit./CityNews

Lajmet e fundit nga